Hadi Neziri
Hadi Neziri ( turqisht : Hadi Nezir ; Zdunje, Gostivar, 12 gusht 1952) është një politikan, ministër në qeverinë e Maqedonisë që nga viti 2008, deputet i Kuvendit Qendror të Partisë Demokratike të Turqve të Maqedonisë .
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Neziri u lind në fshatin Zdunjë të Gostivarit më 12 gusht 1952. Shkolla fillore e nisi në fshatin Zdunjë dhe e përfundoi në Gostivar. Shkollimin e mesëm e kreu në OSHC "Zlate Malakoski" në Gostivar, ndërsa në vitin 1979 diplomoi në Mitrovicën e Kosovës dhe mori titullin inxhinier elektrik. Në vitin 1982, ai u punësua në R.I.O.M. "Silica" - Gostivar, kurse nga viti 1983 punon në Hidrocentralin ESM - Mavrovë në Gostivar. Nga viti 1994 deri në vitin 2006, ai ishte drejtor në HEC - Raven . [1] Nga viti 2006 deri më 12 prill 2008 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë [2] . Ai është deputet i kuvendit qendror të Partisë Demokratike të Turqve të Maqedonisë dhe kryetar i komisionit për politikë të jashtme. Nga viti 2008, ai është ministër pa portofol në Qeverinë e Maqedonisë . Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Колку се богати македонските политичари". Бизнис - ЏИН ПРОДУКЦИЈА и Здружението на економски новинари. Arkivuar nga origjinali më 2010-04-21. Marrë më 2009-11-11.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Хади Незир". Собрание на Република Македонија. Marrë më 2009-11-11.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhjet e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Biografia e Hadi Nezirit Arkivuar 10 prill 2022 tek Wayback Machine