Hajdin Berisha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mr. sc. Hajdin Berisha lindi më 23 gusht të vitit 1962Therandë.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Studimet i bëri në Fakultetin Teknik, Seksioni i Ndërtimtarisë, të Universitetit të Prishtinës në vitin 1987. Studimet pasdiplomike i vijoi në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Universitetit të Zagrebit, ndërsa punimin e magjistraturës e mbrojti në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës në vitin 1995.

Pas studimeve, mr Hajdin Berisha u zgjodh asistent praktikant në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës në Prishtinë, ndërsa më 1997 zgjedhet ligjërues për lëndet Mekanika II dhe Konstruksionet hapësinore.

Mr. sc. Hajdin Berisha u vra nga forcat ushtarako-policore serbe në vendlindjen e tij, më 26 mars të vitit 1999.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]