Jump to content

Halil Katana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Halil Mehmet Katana (Degë, Tropojë, 15 dhjetor 1939 - Tiranë, 16 qershor 2012),[1] ka qenë publicist, inxhinier dhe ushtarak shqiptar. Ka mbaruar shkollën ushtarake "Skënderbej" dhe shkollën e lartë të oficerëve "Enver Hoxha" me rezultate të shkëlqyera.

Pas kësaj, ka ndjekur Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm. Ka marrë kualifikim pasuniversitar në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe më tej, kreu Shkollën e Lartë të Partisë.

Ka kryer detyra të ndryshme në Ushtrinë Popullore, deri pedagog në Shkollën e Lartë të Oficerëve "Enver Hoxha" dhe kryeredaktor në revistën "Për Mbrojtjen e Atdheut". Si oficer i lartë, mbante gradën Kolonel.

Ka botuar studime dhe libra të ndryshme si: "Radioteknika" (pjesa e parë dhe e dytë), "Bazat teorike të radioteknikës" dhe "Bazat e elektronikës". Më tej, panë dritën e botimit vëllimet: "Isa Boletini - strateg i luftërave kryengritëse", "Për ata që u kthyen nga lufta fitimtarë", "Në ditët e pranverës së madhe", "Stërvitja e paqes", "Flamuri - kryesimbol i kombit", "Kudusi Lame - gjeneral i luftës", "Tri dimensionet e luftës çlirimtare të Kosovës", "Ringritja e ushtrisë shqiptare 1997-2000".

Sot është kryeredaktor i revistës "Pavdekësia" - organ i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut.

  1. ^ Onuzi, Sali (22 korrik 2024). "Kolonel Halil Katana, ushtaraku, gazetari dhe qytetari". Radio "Kosova e Lirë". Marrë më 16 nëntor 2024.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)