Halil Meniku
Halil Mëniku lindi më 17-10-1907 dhe, sikundër kushëriri i tij Hasani, për të cilin u fol më sipër, po në familje të hershme e autoktone tiranase. Edhe arsimin fillor e plotor e mbylli po në Tiranë, në Shkollën e njohur të Mati Logorecit, dhe po njëherësh me Hasanin, gjatë viteve 1915-1923. Aftësitë e Halilit për t’u shkolluar dhe mundësitë financiare të prindërve e mentaliteti arsimdashës dhe emancipues i këtyre të fundit, bënë që ai të nisi menjëherë rrugën e formimit të tij.
I detyruar nga mospërshtatja e klimës së ftohtë të Austrisë me shëndetin e tij, pas mbarimit të gjimnazit klasik të Insbrukut, Halili shkon në Francë. Studimet e larta, të cilat i përfundoi më 1933 me rezultate mjaft të mira, i kreu në Fakultetin Juridik të Universitetit “Sorbonne” të Parisit, prej nga një vit më vonë, ai u kthye në Shqipëri. Për pak kohë, ka punuar si gazetar dhe drejtor i gazetës ”jeta dhe kultura”; ndërsa më vonë, deri në pushtimin nga italianët, si sekretar në drejtorinë e shtypit në Ministrinë e punëve të jashtme të Shqipërisë, duke bashkëpunuar njëherësh si publicist edhe me revistat “Bota e re” dhe “Minerva”.
Pikëpamjet e tij politike të kundërta me ato të fashizmit, si ideologji dhe si pushtues, ai i shprehu që para luftës së dytë botërore, në vitin 1936, atëherë kur Italia fashiste pushtoi Abisininë. Kur u kthye në Atdhe, si, një ndër drejtuesit kryesorë të Partisë së Ballit Kombëtar për Tiranën, ishte i pranishëm në protestat kundër fashizmit. Me këto angazhime, Halili, po ashtu antikomunist i vendosur, ka marrë pjesë në të gjithë aktivitetet politikoshoqërore të partisë së tij.
Si një intelektual i shquar, Halili kreu një specializim në Londër. Në dokumentin përkatës, që ka datën 26 prill 1939, ndër të tjera, thuhet “...jemi të kënaqur që ai ka zotëruar në mënyrë të suksesshme këtë kurs.
Ai ishte delegat edhe në Mbledhjen e Mukjes, takim në të cilin luftoi për mirëkuptimin dhe për marrëveshjen ndërmjet dy organizatave politike mbi luftën kundër okupatorëve dhe për një Shqipëri Demokratike. Për shkak të zhvillimeve të kundërta politike, në rrethanat e krijuara në Shqipëri, ai detyrohet të emigrojë jashtë vendit, që para mbarimit të luftës, fillimisht në Austri e pastaj në Francë. Me të njëjtat pikëpamje, edhe atje ishte aktiv; ndërsa, duke ju përmbajtur profilit të tij intelektual, Halili u angazhua në gazetat “Flamuri” dhe “Koha e jonë", dy organe të shtypit të emigracionit shqiptar.[1]
Halil Mëniku vdiq në Francë më 31 dhjetor të vitit 1967.[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2019. Marrë më 23 qershor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Burimi faqja Tirona[lidhje e vdekur] Faqja Tirona: https://tirona.website/halil-meniku-universiteti-sorbonne-i-parisit-france-fakulteti-juridik/[lidhje e vdekur]