Haluk Kırcı
Haluk Kırcı (lindi më 1958) është ushtarë turk, i cili ishte i përfshirë në skandalin e Susurlukit.
Prindërit e tij ishin Şükrü and Hafize.
Ai ishte i njohur mesin e aktivistëve të Ujqërit gri me nofkën "Idis Amin",[1] ai ishte i kërkuar për vrasjen e prokurorit Doğan Öz më 24 mars 1978 dhe vrasjen e shtatë studentave të Partisë së Puntorëve (TİP) në Ankara, më 9 tetor 1978, i njohur si masakra e Bahçelievlerit.[1] Ai ishte kapur me indentitet të rrejshëm në Stamboll më 8 shtator 1978, dhe u dërgua në Ankara.
Ai ka pranuar përgjegjësinë për masakrën e Bahçelievlerit në dëshminë e tij, por nuk ka shtuar ndonjë informacion të ri. Ai u dënua me ekzekutim shtatë herë, por si ushtarë i krahut i djathtë, ai u dënua me dhjetë vite burg për çdo vrasje që ka bërë.
Më 16 korrik 1989, ai ka tentuar të largohet nga burgu i Bursës me një indentitet të rrejshëm me emrin Ali Ekinci gjatë një vizite të hapur. Më 26 prill 1991, ai u lirua nga burgu me kusht.