Jump to content

Hamdi Sulçebe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hamdi Sulçebe (Elbasan, 1907 - 7 shkurt 1993) ka qenë doktor pediatër, doktor i shkencave dhe docent shqiptar.

U lind në Elbasan më 1907. Kreu shkollën e mesme në Grac dhe Vienë, ku dhe kreu shkollën e lartë për mjekësi më 1933.[1]

Ai u shqua si pedagog ku për shumë vite dha mësim në Shkollën e Infermierëve në Tiranë, e më pas në Fakultetin e Mjeksisë. Ka botuar tekstin e parë mësimor për pediatrinë si dhe punimin shkencor “Rakiti në rrethin e Tiranës”, e ka shkruar shumë artikuj shkencor në shtypin periodik mjekësor. Në vitin 1939 themeloi Këshillmoren e parë të nënës dhe fëmijës në tiranë dhe po atë vit filloi rubrikën “Këshilla mjekësore”, në radio Tirana, të cilën e vazhdoi pa ndërprerje deri në vitin 1992, pra për mbi 50 vjet, gjë që është një rast i rrallë në botë.

Vdiq më 7 shkurt të vitit 1993.

  1. ^ Vejsiu, Ylli (2009). Fjalor enciklopedik shqiptar: N-Zh dhe një shtojcë. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2412. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)