Hana Cakuli
Hana Cakuli | |
---|---|
Lindi | 26 maj 1989 |
Prejardhja | Ulqin, Mali i Zi |
Zhanret | Pop |
Profesioni | Këngëtare, Prezantuese |
Vitet aktive | 2007 — |
Hana Cakuli (lindur më 26 maj 1989 në Ulqin, Mali i Zi) është këngëtare shqiptare nga Mali i Zi.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hana Cakuli e ka kryer shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje. Në moshën 18-vjeçare shkoi në Prishtinë për të kryer universitetin. E filloi në moshë të re karrierën, duke qenë pjesëmarrëse në disa festivale në vendlindje, dhe Shqipëri. Në vitin 2007 morri pjesë në Këngën Magjike, një garë e mirënjohur muzikore në Shqipëri, me këngën "U shërova". Në vitin 2008, u paraqiti edhe një herë në Këngën Magjike me këngën "Simbol", një baladë e shkruar nga ajo vetë, si shumica e këngëve të saja. Pas Këngës Magjike, ishte pjesëmarrëse e rregullt e shumë festivaleve në Shqipëri dhe Kosovë.[1] Kënga e saj e fundit "Unë vendos" ka qenë për një kohë këngë shumë e dëgjuar në trevat shqipfolëse.
Përveç muzikës, Hana Cakuli ka edhe shfaqen e vet në KTV, një shfaqe televizive për gatim që përfshin artistë nga rajoni. Ajo është duke përfunduar universitetin: Menaxhim dhe Politika publike në Universitetin Amerikan të Kosovës.[2]
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 2007: "U shërova"
- 2008: "Simbol"
- 2010: "Dashuria e fatit tim"
- 2012: "Kopshti" ft. Kushtrin Hoxha [3]
- 2012: "Unë vendos"
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Biografia e Hana Cakulit, teksteshqip.com
- ^ "Nga Këngëtare në prezantuese !". Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2012. Marrë më 12 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Hana Cakuli vjen me këngën "Kopshti" me Kushtrim Hoxhën". Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2012. Marrë më 12 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)