Hanet-Bujtinat (Gjilan)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hanet, bujtinat, Odat shqiptare per pritje te musafireve dhe percjellje te udhetareve, turisteve kanë qene qytetrimi i hershem i transfersales: Shkup-PriZeren- Prishtine,Sofije-Nish dhe janë ngritur e ndërtuar udhekryqeve me te frekuentuara, pergjatë rrugëve të trafikut (komunikacionit urban ose në qendrat e banuara për t’u shërbyer udhëtarëve, tregetareve dhe karvanëve me kafshë. Ato bëheshin nga mjediset e fjetjes dhe të shërbimeve ushqimore per njerez dhe kafshet qe perdoreshin per bartje. Pranë tyre ngriheshin punishte për nevojat e kafshëve, vathe, banjo, Dyqanet. Pran bujtinave edheMejhanet - Pijetoret-Kafenet, ishin që nga themelimi i qytetit(kazave), ishin edhe Mejhanet, sipas të dhënave të kohës, që nga fillimi i shek. XX, në qytetin e Gjilanit kishte gjithsej 18 Mejhane.[1]

Hoteli Kristal, Gjilan| është një hotel i hershem në Gjilan i cili pozicionohet në qendër të qytetit me hapesire unike shumë të mirë dhe cilësi të ruajtur ndertimi hotelerie, qe dikur quhej Europa

Në qytete, zakonisht ishin pranë pazareve. Planimetria më karakteristike e haneve ishte një oborr i brendshëm me ndërtesa dykatëshe përreth. Kati përdhes përdorej për stalla e depo ndërsa në ballin nga rruga, për dyqane. Në katin e sipërm ishin dhomat e fjetjes, me një galeri të hapur ndaj oborrit. Pajisjet e dhomave të haneve ishin tepër të varfra.

Hanet-BujtinatGjilan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne qytetin e Gjilanit me rrethine krahas zhvillimi i tregtisë së jashtme shtroi nevojën edhe për objekte hoteliere-hane në qytete ose pranë rrugëve, ku do të strehoheshin tregtarët dhe kafshët bartëse, si të vetmet mjete transportuese të mallrave. Hanet për nga funksioni u përngjanin përafërsisht hoteleve të tanishme, apo ishin një lloj hoteli primitiv. Pos objektit me dhoma për fjetje e pushim të udhëtarëve e tregtarëve, hanet kishin depot për vendosjen e mallit, që silleshin pë ditë tregu, sidomos për ditët e panaireve, oborret për qerre me hapësirë të gjerë, të rrethuara me mure 2-3 metra të larta dhe dyer të mëdha, stalla për kafshët, ushqimit për to etj. Në afërsi të haneve shpesh ndodheshin edhe krojet hamami hyres dhe nallbane-hania e usta Hasanit për mbathjen e kafshëve me patoki. Në qytetin e Gjilanit kishte shumë hane në të kaluarën por më të njohurit ishin: Hani i Andon Maskatarit, Hani i Vesel Sllakocit, Hani i Usta Rexhepit, Honi i usta Hasanit, etj.[2]

Një lloj i Hanit

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]