Harilla Papajorgji
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Harilla Papajorgji (11 tetor 1933 – 7 shtator 2019) ka qenë një politikan shqiptar, profesor i ekonomisë dhe drejtues shtetëror.[1][2] Ai ka qenë Kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit në vitet 1982 – 1985,[3][4] anëtar i Asamblesë Popullore në vitet 1982 - 1987[5][6] si dhe Zëvendës drejtor i Institutit shkencor i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë në vitet 1985 – 1991.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Harilla Papajorgji ka lindur në 11 tetor 1933 në Vlorë. Ai u rrit dhe kaloi vogëlinë e tij në Vlorë. Pas Luftës së II Botërore, Papajorgji studioi në Shkollën e mesme tregtare në Vlorë dhe përfundoi studimet e tij Universitare me rezultate të shkëlqyera në ish institutin e Lartë Ekonomik në Tirane në vitet 1952-1956. Ai i përket brezit të parë të diplomuarve të shkëlqyer që themeluan Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranes në vitin 1956. Ai fitoi gradën shkencore “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” në vitin 1972, gradën shkencore “Doktor në Ekonomi” në vitin 1982 dhe titullin akademik “Profesor në Ekonomi” në vitin 1986.
Karriera politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas përfundimit të studimeve në Ekonomi në vitin 1956, Papajorgji punoi si pedagog efektiv pranë Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës deri në vitin 1964. Ai ishte anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Ekonomisë deri në vitin 1991. Në vitin 1964, ai u emërua Sekretar i Parë i Rinisë së Tiranës dhe punoi në Institutin shkencor të Komitetit Qëndror të Partise në vitet 1969-1981.[7] Ai u emërua Kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit në vitet 1982 – 1985 dhe ishte deputet i Tiranës në Asamblene Popullore të Shqipërisë në vitet 1982 – 1987.[2][3][8] Me kërkese te tij, për arsye shëndetësore, kërkon lehtësimin nga kjo detyrë dhe rifillon punën si Këshilltar në Sektorin Ekonomik të Komitetit Qëndror, si dhe Zëvendësdrejtor i Institutit Shkencor të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës.
Çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Harilla Papajorgji është vlerësuar me çmimin e parë të Republikës për studimin e zhvillimeve demografike e të familjes, të përmirësimeve që duhen bërë në ekonomi e planifikimin e centralizuar dhe disa probleme sociale të kohës (1989).
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Harilla Papajorgji ka botuar më shumë se 10000 faqe në formën e monografive, teksteve universitare, kapituj në studime shkencore, artikuj shkencorë e botime me proceedings. Disa nga librat e tij janë përkthyer në Anglisht, Frëngjisht, Rusisht dhe Greqisht. Listë e përzgjedhur publikimesh:
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Shaffer, Harry. G. (1967). The Communist World - Marxist and Non - Marxist Views (në anglisht). New York: Appleton - Century - Crofts. fq. 382. ISBN 9780891970941.
- ^ a b Paxton, John (1983). The Statesman's Yearbook 1983-1984 (në anglisht). London: Palgrave Macmillan. fq. 69. ISBN 9780333347300.
- ^ a b Paxton, John (1984). The Statesman's Yearbook 1984-1985 (në anglisht). London: Palgrave Macmillan. fq. 69. ISBN 9780333347317.
- ^ "Kabinett Çarçani II". Wikipedia (në gjermanisht).
- ^ Biberaj, Elez (1985). Problems of Communism, Volume 34, Issue 6 (në anglisht). fq. 37.
- ^ "Ligjvenesit ne Vite" (PDF). Official Website of the Parliament of Albania. Kuvendi i Shqipërisë. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 maj 2021. Marrë më 10 prill 2020.
- ^ Directory of Officials of the People's Socialist Republic of Albania (në anglisht). National Foreign Assessment Center. 1979. fq. 90.
- ^ Paxton, John (1985). The Statesman's Yearbook 1985-1985 (në anglisht). London: Palgrave Macmillan. fq. 67. ISBN 9780333366721.