Hasan Qinami
Hasan Qinami ishte një patriot shqiptar. Luajti një rol kryesor duke dalë hapur kundër propagandes greke në komisionin e paanshëm, i cili ishte dërguar në jug të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha me misionin për të dhënë vendimin se kujt i perkiste "Epiri i Veriut". Vlen të përmendet veprimi taktik shumë i hollë i patriotit Hasan Qinami, që bëri krahas punës sqaruese gjatë 32 ditëve që qëndroi komisioni në Leskovik, bëri edhe dicka tjetër teper efikase. Kur anëtaret e komisionit ishin në Borovë të Kolonjës, sot në komunën Novoselë në rrethin e Kolonjës anëtarët e komisionit kishin dëgjuar të flitej edhe greqisht, por nuk dinin prapaskenat e kurdisura nga grekët. Kur komisioni do të fillonte nga puna, agjentët shovinistë grekë u kishin nxjerrë përpara njerëzit e prurë nga Greqia dhe ata që i kishin mësuar të flisnin greqisht. Por bashkë me ta kishte edhe fëmijë që nuk dinin greqisht. Atëherë Hasan Qinami nxorri një grusht sheqerka e ua hodhi përtokë. Gjithë fëmijët rendën kush e kush të merte më shumë duke u shtyrë e duke u sharë shqip. Atëherë Hasani ndërhyri e u tha anëtarëve të komisionit: Ja kjo është gjuha e tyre e vërtetë, shqipja të cilën e kanë mësuar që kur kanë thithur gjirin e nënave, dhe jo ato fjalë që dëgjuat nga grekët dhe ndonjë grekoman. Komisioni nuk e pati të vështirë të bindej për përkatësinë shqiptare të popullsisë vendase.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Mema, Marin (14 nëntor 2017). "Karamelet që treguan mashtrimin". Blitz.al. Blitz.al. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2017. Marrë më 12 janar 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)