Jump to content

Hasekiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Haseqi Sultan i Perandorisë Osmane
Piktura bashkëkohore e Hürrem Sultan, gruaja ligjore me origjinë ruteniane e Sulejmanit të Madhërishëm, bashkëshortja e parë e një sulltani osman që mban titullin Haseqi Sultan.
StiliHaseki Sultan
VendbanimiPallati Topkapı
Themelimi1534
Mbajtësi i parëHyrem Sultan
Mbajtësi i funditRabia Sultan
Shfuqizimi1695

Haseki Sulltana (turqishtja osmane: خاصکى سلطان, Ḫāṣekī Sulṭān; shqiptimi turk: [haseˈci suɫˈtaːn]) ishte titulli i përdorur për bashkëshorten kryesore të një sulltani osman.

Në vitet e mëvonshme, kuptimi i titullit ndryshoi në "bashkëshorte perandorake". Hürrem Sulltan (Rokselana), bashkëshortja kryesore dhe gruaja ligjore e Sulejmanit të Madhërishëm, ishte mbajtësja e parë i këtij titulli. Titulli humbi ekskluzivitetin e tij nën Ibrahimin I, i cili ia dha atë tetë grave njëkohësisht. Titulli haseqi sulltan u përdor deri në shekullin e 17-të. Pas kësaj, kadınefendi u bë titulli më i lartë për bashkëshortet perandorake, megjithëse ky titull nuk ishte aq prestigjioz sa haseqi sulltan.