Jump to content

Sheqerpare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Haxhimakulleja)
Sheqerpare Vërbjanase.

Sheqerparja (e Dibrës) është ëmbëlsirë që gatuhet me miell, tlyn e vezë. E njëjtë me haxhimakullen e Shkodrës dhe Kosovës dhe sheqerbyrekun e Beratit. Në Berat sheqerpare i thonë ëmbëlsirës që është porsi tespixhja e Shkodrës; ndërsa në Zerqan i thonë një ëmbëlsire të cilës brumi i zihet sall me të kuqin e vezëve dhe tlyn, e pasi ndahen në formë kulaçi, piqen në saç a në furrë, sherbetohen. Mund të futen sërish në saç që të rreshken mirë.[1]

  1. ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 963.