Shko te përmbajtja

Hayat Bazen Tatlıdır

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hayat Bazen Tatlıdır
ZhanriDramë
Komedi
Rini
Shkruar ngaCaner Güler
Yaşar Arak
Resul Ertaş
Yelda Açıkgöz
Regjia ngaHamdi Alkan
Në role kryesoreBirce Akalay
Ufuk Özkan
Shteti i origjinësTurqia
Gjuha origjinaleTurqisht
Nr. i sezoneve1
Nr. i episodeve26
Prodhimi
Producentëtİnci Gündoğdu
İsmail Gündoğdu
KameraBarıș Yücel
Kohëzgjatja120 minuta
Publikimi origjinal
Publikimi30 prill 2017

Hayat Bazen Tatlıdır (Shqip: Jeta është ndonjëherë e ëmbël) është një serial televiziv turk i transmetuar në Star TV nga 16 tetori 2016 deri më 30 prill 2017.

Hajat (Birce Akalay) është mësuese letërsie në një shkollë private të lartë. Ajo është aq idealiste sa nuk mund të përmbahet nga mbrojtja e të drejtave të saj në çdo rast. Për shkak të këtij qëndrimi, ajo nuk e ka një jetë të lehtë dhe shpesh përballet me vështirësi të ndryshme.

Hajati jeton së bashku me motrën e saj të vogël Gozde (Simay Barlas) e cila shkon në të njëjtën shkollë të mesme ku Hajati jep mësim. Pas vdekjes së prindërve të tyre, Hajati bëhet edhe nënë edhe baba për motrën e saj dhe përpiqet të bëjë më të mirën për ta mbrojtur motrën e saj nga rreziqet. Ndonjëherë, ajo bëhet kaq autoritare dhe për këtë arsye; ajo është e ekspozuar ndaj kritikave nga motra e saj.

Puna e Hajatit në një shkollë të mesme private bën të mundur financiarisht që motra e saj Gozde të ndjekë shkollën si studente. Ata kanë një jetë modeste, ndërsa të gjithë nxënësit e asaj shkolle private kanë një jetë të pasur. Kështu, Gozde ndonjëherë e ka të vështirë të mbajë ritmin me stilin e jetës së shokëve të klasës.

Një ditë, Hajat merr një telefonatë urgjente duke thënë se Gozde është në rrezik në një festë. Ajo mbërrin në adresën e dhënë në kohën e duhur për të ndaluar motrën e saj pa ndjenja që të përdhunohet nga një koleg student Koraj (Anil Tetik). Koraj është i dashuri i Gozdes, i cili ndjek të njëjtën shkollë të mesme dhe në të njëjtën kohë, është vëllai i një ish-udhëheqësit mafioz Xherrah (Kanbolat Gorkem Arslan).

Për të larguar motrën e saj nga Koraji, Hajati merr vendimin të transferohet në një shkollë publike në anën anadollake të Stambollit. Ajo merr një punë të re në shkollën e mesme të Anadollit Gedikpasa, të gjithë studentët e së cilës vijnë nga familje të varfëra ose të mesme.

Hajat dhe motra e saj Gozde fillojnë të kenë një jetë shumë të ndryshme nga ajo që janë mësuar të kenë. Gozde përpiqet të rregullojë mjedisin e saj të ri, ndërsa Hajat duhet të luftojë korrupsionin në këtë shkollë të re. Hajat fillon të luftojë sistemin arsimor në mënyrë që t'u japë studentëve një edukim të mirë, ndërsa ajo përpiqet të fitojë besimin dhe zemrat e studentëve.

Ardhja e Hajatit dhe Gozdes përmbys ekuilibrat në shkollën publike. Gozde gjen miq të rinj dhe merr vëmendjen e djalit të njohur të shkollës Ronaldo (Deniz Can Aktas). Për këtë arsye, ajo fillon të diskutojë me Sevdën (Sevda Erginci) e cila gjithashtu ka disa ndjenja ndaj Ronaldos.

Historia bëhet më e ndërlikuar kur ish-i dashuri i Gozdes Koraji dhe dy nxënës të tjerë të pasur transferohen në këtë shkollë publike. Tani, Gozde e gjen veten në mes të miqve të saj të rinj dhe miqve të saj të pasur të dikurshëm.[1]

AktorëRoliEpizodet
Birce AkalayHajat Sarıjaz1-26
Ufuk ÖzkanSherif Alkan (Drejtori)1-26
Kanbolat Görkem ArslanMurat Besim Xherrahgil (Pasha)1-26
Simay BarlasGozde Sarijaz1-26
Sevda ErginciKara Sevda1-26
Anıl TetikKoraj Xherrahgil1-26
Deniz Can AktaşBurak Erkin (Ronaldo)1-26
Elif DoğanZejnep3-26
Mustafa Mert KoçOnur Jigit5-26
Zeynep AlkanEmel (Emoji)1-26
Gamze TopuzBirtanem1-26
Alihan AracıNedim Kosovali (Loçko)1-26
Melis SezenAsja Turan1-26
Nedim SuriOrhan (Aragaz)1-26
Temmuz Uğur YıldızTarhan1-26
İlayda ÇengelAjhan Mertollu (Barijer)1-26
Hamdi KahramanMystehak1-26
Lale BaşarSimetrik Nazan1-5
Esin GündoğduDeli Zehra Kumru1-4
Şamil KafkasAriza Erol Kivri1-2
SezoniDita dhe oraFillimi i sezonitFundi i sezonitEpizodetViti i sezonitKanali
Sezoni i parëE diel 20:0016 tetor 201630 prill 2017262016-2017Star TV