Simay Barlas
Simay Barlas | |
|---|---|
| Lindi | 7 maj 1999 (26 vjeçe) |
| Arsimi | Universiteti Istanbul Bilgi |
| Profesioni | Aktore |
| Vite aktiviteti | 2014–prezent |
Simay Barlas (lindi më 7 maj 1999) është aktore turke.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo u diplomua në Departamentin e Kinemasë dhe Televizionit të Universitetit Istanbul Bilgi. Ajo bëri debutimin e saj televiziv në vitin 2014 me një rol në serialin Paramparça. Ajo pastaj vazhdoi karrierën e saj në televizion me role të përsëritura në Hayat Bazen Tatlıdır dhe Adı Efsane.[2] Midis 2019-2020, ajo kishte një rol kryesor në serialin dramë të Kanal D Zalim İstanbul. Në vitin 2019, ajo bëri debutimin e saj kinematografik me filmin komedi Dijital Esaret. Simay Barlas portretizoi personazhin e Jagmurit në serialin televiziv Bir Annenin Günahı, e cila u transmetua në Kanal D në vitin 2020. Ajo do të portretizoj personazhin e Efnanit në serialin Aziz, i cili pritet të transmetohet në Show TV në tetor 2021.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Seriale | |||
|---|---|---|---|
| Viti | Titulli | Roli | Shënime |
| 2014 | Paramparça | Ojku | Roli mbështetës |
| 2016-2017 | Hayat Bazen Tatlıdır | Gozde Sarëjaz | |
| 2017 | Adı Efsane | Naz Jalinaj | |
| 2019-2020 | Zalim İstanbul | Damla Karaçaj | |
| 2020 | Bir Annenin Günahı | Jagmur | Roli kryesor |
| 2021-2022 | Aziz | Efnan | |
| 2023 | Ömer | Syreja Kutllu | Roli mbështetës |
| 2023-duke vazhduar | Yabani | Ryja | Roli kryesor |
| Filma | |||
| Viti | Titulli | Roli | Shënime |
| 2019 | Dijital Esaret | Damla | Roli kryesor |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Oyunculuğa kolay alıştı". Vatan (në turqisht). 25 shkurt 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2017. Marrë më 16 qershor 2020.
- ↑ "SİMAY BARLAS KİMDİR?". Sabah (në turqisht). 8 shkurt 2017. Marrë më 5 gusht 2020.