Jump to content

Helm e gjak

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Libri i poezive antologjike "Helm e Gjak" është botuar në vitin 1990. Libri është botuar në NGB "RILINDJA" Prishtinë. Redaktor ka qenë Nazmi Rrahmani dhe recensentë Abdullah Konushevci dhe Rushit Ramabaja. Libri ka kopertinat e punuara teknikisht jashtëzakonisht mirë dhe më kombinimin e ngjyrës së zezë dhe të kuqe dukët sikur të kishte kopertinë 4 ngjyrëshe.

Libri ndahet në cikle

  • Epikë - 10 poezi
  • Fjala thyen Eshtra - 11 poezi
  • Kohë e sëmur - 15 poezi
  • Baladë dashurie - 9 poezi
  • Rinjihemi prapë - 9 poezi
  • Në kohën e fatit - 12 poezi

Ky libër ishte pikënisja e hetuesis dhe lirisht mund të themi së ndërroi gjithë jetën e autorit. I arrestuar, i marrur në pyetje dhe i keqtrajtuar maltretimi zgjati më vit duke e kërkuar në trajtim dhe biseda ku UDB-ja përdorte edhe forcën gjersa kësaj akuze iu shtuan edhe tjera që niseshin prej të vertetës se poeti ishte krijeus,profesor dhe liridashës e human dhe mbronte më këmbnguljen të drejtën e të egzistuarit e të qenurit dhe i kundërvihej më pend e më aktivitete ndër më të ndryshme. Ishte akuzuar si shkrimtar, si mësues por edhe si njeri që ishte në ball të rezistencës. Pasi kishte kontakte të përhershme më Hasan Ramadanin dhe Zahir Pajazitin sepse i kishte edhe lidhje familjare, Hasanin dajë kurse Zahirin e kishte pasur edhe nip por një kohë edhe nxënës, sigurimet e fshehta u munduan që ta krijonin një treshe rezistuese edhe të armatosur. Pas vrasjës së Hasanit shpirti i intelektualit i poetit,i patriotit, i mësuesit u lëndua shumë. Prandaj përgjuesit dhe hetuesit shfrytëzuen revolten e tij të hapur dhe akuzës iu shtua edhe disa aksione të fshehta që ndodhnin në vitet e 90/94. Akziviteti kulturor sidomos "Shoqata e parë kulturore e pavarur" të cilën e themeloi poeti dhe aktiviteti i saj që u përkrah materialisht nga fabrika e armaturës bëri bujë të madhe dhe nese dikush e kerkon fijen e shkëputjës së kulturës nga BVI që mbetën të kontrolluara nga pushteti atëherë do ta gjej pikrisht fillin në Pordujevë dhe ishte pra SHOQATA PER VEPRIMTARI KULTURORE e cila doli fuqshëm disa herë.Kjo ishte bërë më Insiativën e Kryetarit Rugova i cili mendonte se në KOSOVEN E LIRE E TE PAVARUR Minsitria e KULTURES do ta kishte seline ne POdujevë...

E gjithë kjo jetë e ankthshme dhe kjo luftë e pakompromis trajtohet në librin" Helm e gjak". Shkruhet drejtpërdrejt si thirrje në bashkim,rezistencë dhe demanton hapur gjithë tendencën e propogandës dhe librit serb i cili mundohej ta paraqiste si popull non grata i cili kishte ardhur nga majet e do maleve të pashkeura të Kosovës dhe e kishin pushtuar Kosovën. Aty trajtohet si duhet se dhuna e politikës sereb ka vetëm një bazë dhe një arësye për ta zhdujur shqiptarin fizikisht pos pse ishte shqiptarë. Ata shkonin deri aty shkenca e tyre dhe e kishin lansuar në popull se ishin arnuat, dhe shqiptri të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët më Shqiptarët e Shqipërisë se ata janë Albanci...Rrenë mite të rrejshme, propogand pilitike, deformime kishte pandal dhe në mënyrë të programuar, Të gjitha këtyre u del përball përmbledhja helm e gjak e cila thërret për qëmdrueshmeri mitike e biblike...duke siell faktin real, historik, jetësor dhe të vërtet. Akuza ishte se ky libër krijonte urrejtje dhe fyerje të pabazë etj. Por e vërteta është krejt tjetër ky libë nuk thërret në urrejtje të verbër , por thërret në mobilizim të shpirtit tupit të kombit shqiptar para rrezikut shfarosës që i kanosej...