Jump to content

Shqiponja barkëkuqe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Hieraaetus kienerii)

Hieraaetus kienerii ndryshe edhe me emrin Shqiponja barkëkuqe është një zog grabitqarë i familjes accipitridae. Kjo shqiponjë jeton në malet tropike të Azisë juglindore.

Shqiponja barkëkuqe

Kjo shqiponjë është me një gjatësi 46-61cm dhe gjerësi të krahëve 105-140cm, relativisht e vogël. Krahët i ka të ngushtë, kurse bishtin e ka të gjatë dhe të rrumbullakët. Gishtat e këmbëve dhe thonjtë i ka shumë të gjatë. Pjesën e pasme të trupit e kanë të zezë deri te sytë. Tjetra anë është e ngjyrosur me ngjyrë të kuqe në të kaft. Këmbët i ka deri te gishtat të mbuluara me pendla. Sqepin e ka të zi, kurse Irisin e syve e ka ngjyrë kafe të mbyllët. Nga dukja nuk dallohen gjinitë, meshkujt mesatarisht arrijnë 81% të madhësisë së femrave.

Janë dy nënlloje të kësaj shqiponje (H.k. kienerii dhe H.k. formosus) të cilat i banojnë tropet e: Indisë, Malajzisë, Indonezinë Perëndimore dhe Filipinet.

Për çeljen e vezëve kjo shqiponjë ndërton një fole nga degët e lisave dhe kjo fole mund të arrij një diametër deri në 1,2m, lartësia mund të arrijë deri në 60 cm. Folet ndërtohen në drunjë, në lartësi 25-30m. Foleja përbëhet nga vetëm një vezë. Se sa zgjat çelja e vezëve nuk dihet.

Si ushqim kryesor kanë shpezë të vegjël dhe mesatar dhe Gjitarë të vegjël. Të vërtetuar janë Fazani Kalij (Lophura leucomelana), lloje të pulave, pëllumba, zogj akulli dhe ketri.

Sipas hulumtimeve mitokondriale të DNA-së dhe DNA-së së bërthamës qelizore është vërtetuar se kz lloj nuk është shumë i afërt me llojet e tjera të kësaj gjinie (Hieraaetus). Pasi që edhe në anën morfologjike dallon shumë nga të tjerët e kësaj gjinie, do të ishte e drejtë që të hapet një gjini monotipike me Shqiponjen barkëkuqe si të vetmin lloj në të.

  • James Ferguson-Lees, David A. Christie: Raptors of the World. Christopher Helm, London 2001. ISBN 0-7136-8026-1