Gjitarët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko



Gjitarët (Mammalia nga gj.latine) janë një grup i kurrizorëve me organizim më të lartë,ku në këtë grup bënë pjesë edhe njeriu si nivel më i lartë i evolucionit të botës së gjallë.Femrat tek gjitarët kanë gjëndrat qumshtore që tajojnë qumësht për tu kujdesur për të vegjëlit pas lindjes së tyre.Karakteristikë e tyre është pasi të gjithë trupin e kanë pjesërisht ose komplet të mbuluar me qime.

Gjitarët sipas mënyrës se si i lindin të vegjëlit e tyre ndahen në tre grupe:Gjitarët me kloakë,strajcorët dhe gjitarët me placentë ku merr pjesë edhe njeriu.Përveç gjitarëve me kloakë të cilët bëjnë vezë ,të gjithë gjitarët tjerë i lindin të gjallë të vegjëlit e tyre.

Gjitarët lindin të vegjëlit,të cilët ushqehen duke thithur qumësht.Për dallim nga të gjitha shtazët tjera tek gjitarët zhvillimi embrional realizohet në brendinë e trupit të nënës.Nga mbështjellësi embrional dhe paretit të mitrës formohet organi i posaçëm placenta.Nëpërmjet saj embrioni është i lidhur me organizmin e nënës.Shenjë dalluese tjetër për gjitarët është edhe zhvillimi i sistemit nervor,veçanërisht trurit të madh me dy hemisferat trurore.

Karakteristikat Kryesore[redakto | redakto tekstin burimor]

Karakteristikat kryesore tek gjitarët janë:

Qimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Lëkura prej qimeve është një nga karakteristikat më të rëndësishme tek gjitarët,edhe pse disa lloje lloje të gjitarëve nuk kanë qime (p.sh. balena),mirëpo edhe ata kanë evoluar nga paraardhës të cilët kanë pasur qime,dhe e kanë atë ende në fazën e zhvillimit embrional.Qimet janë të ndërtuara nga substance e quajtur Keratin.Pjesa bazale e qimes është e vendosur në fund të një grope të vogël në lëkurë,ne fund të këllëfit të qimes.Rrënja përbehet prej grupit të qelizave epidermale gjenerative e cila si një kësulë vendoset në një bullungëz të dermës.Me shumimin e qelizave të bulbit të qimes bëhet edhe rritja e vetë qimes. Lëkura tek kafshët ka shumë funksione:

• Lëkura shërben si termoregullator që d.m.th se rregullon temperaturën trupore,izolon të ftohtin,ndërsa në disa raste mbron edhe nga i nxehti.Ky izolim është një parakusht i rëndësishëm për mbajtjen e temperaturës së trupit konstante.

• Ngjyrat edhe modelet e lëkurës shërbejnë edhe për mashtrim optik,d.m.th. të shkrihet me ambientin e jashtëm (të maskohet).Teknikë kjo e përdorur nga shumë kafshë për të gjuajtur.

• Flokët mund të shërbejnë edhe si një mjet komunikimi ,për shembull:qimet e ashpërsuara (të ngritura) në qafë dhe në shpinë tek ujku do të thotë agresivitet.

• Qimet luajnë rol të rëndësishëm edhe për shqisën e ndijes.Ky rol eshte veçanërisht i cekur tek mustaqet.Si psh.tek macet,etj.

• Tek një grup gjitarësh si p.sh.Iriqi,derri me gjemba,etj një pjesë e qimeve janë zhvilluar në gjemba të cilët shërbejnë si mjet mbrojtës nga kafshët e tjera.

• Lëkura mund të na shërbejë edhe për të bërë dallimin në mes gjinive.

Dhëmbët[redakto | redakto tekstin burimor]

Tek gjitarët,sistemi i dhëmbëve ka rëndësi të madhe anatomike-krahasuese,ne serinë e kurrizorëve ai ka shkuar më së largu në rrugën e evolucionit progresiv.Dhëmbët e gjitarëve para së gjithash janë gjithmonë tekodontë,të vendosur në alveolet e veçanta dhëmbore të nofullave.Dhëmbi i gjitarëve është i diferencuar në rrënjë e cila shtrihet në alveole dhe në kurorë apo pjesën e lirë të dhëmbit,të bashkuar me qafën e shkurtër.

Vetëm kurora është e mbështjellur me shtresën e zmaltit,shtresa e çimentos përreth rrënjës është e ndërtuar prej indit ashtëror.Sipas rregullës dhëmbi ka rritje të kufizuar,mirëpo kemi edhe përjashtim të kësaj rregulle ne disa raste të veçanta (p.sh. prerësit e brejtëzve,dhëmbët e elefantit,etj) dhëmbët me rritje të përhershme nuk kanë rrënjë dhe ato rriten vazhdimisht gjatë tërë jetës,dhe harxhohen gjatë përdorimit të tyre.

Numri i gjeneratave të dhëmbëve te gjitarët ka ngelë gjithsej në dy:pra dhëmbët ndërohen vetëm një herë në jetë (Difiodontizmi) edhe atë në rini.Gjenerata e parë e dhëmbëve quhet qumshtore,kurse e dyta e përhershme.Nuk ndërohen të gjithë dhëmbët te gjitarët;dhëmballat e pasme apo të vërtetë e kanë vetëm një gjeneratë.Mirëpo tek disa gjitarë ndërrimi i dhëmbëve mund të bëhet qysh në kohën e jetës embrionale.

Këto forma janë monofiodonte (p.sh. Disa insektngrënës,pendorët,lakuriqët,monofiodonte janë edhe balenat me dhëmbë,etj).Karakteristika themelore e sistemit dhëmbor te gjitarët është Heterodontizmi ;dhëmbët kanë diferencim të lartë edhe në mes grupeve themelore është bërë në një shkallë të lartë ndarja e punës.Si dhëmbë prerës (incisive) quhen dhëmbët e përparëm të vendosur në eshtrat ndërmjetnofullor,respektivisht në pjesën e përparme të nofullës së poshtme.Ata kanë formë të daltës me skaj të mpreftë dhe funksionojnë si organe për kapjen dhe prerjen e ushqimit.Përanash dhëmbëve prerës shtrihen dhëmbët e syrit (canini),me formë konike me të cilët shtaza e pren ushqimin.Më në fund ,pas dhëmbëve të syrit janë dhëmballët:të vendosur në pjesën e pasme të nofullave,me ndërtim të përbërë,me kurorë gungëzore apo të rrudhur.Këta dhëmbë shërbejnë për përtypjen dhe imtësimin e ushqimit dhe përfaqësojnë komponentet më karakteristike të sistemit dhëmbor te gjitarët.

Te gjitarët primitvë placentalë numri themelor i dhëmbëve është 44 dhe ky numër mund të mirret si fillestar për një numër më të madh të gjitarëve.Strajcorët kanë një numër më të madh të dhëmbëve,tek format e vdekura primitive numri i dhëmbëve e ka tejkaluar numrin 60.Tek grupet e larta të gjitarëve numri i dhëmbëve gradualisht zvogëlohet;shumë majmunë ,sikurse edhe njeriu i kanë gjithsesj 32 dhëmbë.Hapësira e zbrazët në nofullë në vendin e dhëmbëve të zhdukur e cila i ndan grupet tjera të dhëmbëve quhet Diastema.


Organi për dëgjim (veshi):Një karakteristikë e gjitarëve për sa i përket organit për dëgjim është pasi gjitarët kan organin për dëgjim më të komplikuar se shtazët tjera,p.sh reptilët,shpezët dhe amfibiet në hapsirën timpanale kanë vetëm një kockë dëgjuese,ndërsa tek gjitarët zhvillohen tri kocka te dëgjimit.Veshi i gjitarëve sikurse ai i njeriut është organ çift.Ai përbëhet prej tri pjesëve:

a) Veshi i jashtëm b) Veshi i mesëm c) Veshi i brendshëm a) Veshi i jashtëm:sajohet nga lapra kërcore e veshit,kanali i jashtëm i dëgjimit dhe membrane e hollë timpanale.Lapra e veshit së bashku me kanalin për dëgjim,i mbledhin dridhjet e zërit duke i përcjellur në drejtim të veshit të mesëm.Lapra ka ndërtim kërcor,kurse nga jashtë është e rrethuar me lëkurë e cila nga brendia është e rrudhur.Te shumë gjitarë,lapra e veshit është e rudimentuar apo krejtësisht e zhdukur.Ky është sidomos rast tek format ujore të gjitarëve (balenat,pinipedet) ose te format të cilët gërmojnë në tokë (p.sh. urithi).Në paretin e brendhëm lëkuror të kanalit gjenden gjëndrat dhjamore,gjëndrat djersore me ndërtim special dhe qimet.Gjëndrat dhjamore tajojnë dyllin e veshit,i cili së bashku me qimet,ndalon hyrjen e pluhurit,mikroorganizmave dhe insektve në vesh.Timpani gjendet në kufi ndërmjet veshit të jashtëm dhe atij të mesëm.Nën ndikimin e valëve të zërit membrane timpanale dridhet dhe kështu i përcjell këto valë në brendi të veshit të mesëm. b) Veshi i mesëm:Në veshin e mesëm gjenden tri eshtra të dëgjimit:çekani (mallues),kudhra (incus),zengjia (stapes).Këta eshtra lidhen nërmjet vete përmes nyjes.Me njërin skaj të vet çekani është i ngjitur për membranën timpanale,kurse me skajin tjetër është i nyjëzuar në mënyrë të lëvizshme me kudhrën.Kudhra nëpërmjet nyjes është e lidhur për zengjinë.Përmes skajit tjetër zengjia mbështetet në vrimën (dritaren) vezake të paretit të veshit të mesëm.Përmes gypit të Eustahut,veshi i mesëm është në lidhje me zgavrën e fytit dhe zgavrën e hundës.Ky gyp shërben për barazimin e shtypjes në anën e

Fig 1. Veshi i Njeriut

brendshme dhe të jashtme të membranës timpanale. c) Veshi i brendshëm:është i vendosur më thellë në ashtin tëmthor dhe ka ndërtim shumë të ndërlikuar meqë në të,përveç qelizave ndijore që pranojnë ngacmimin e tingullit,ndodhen edhe qeliza ndijore të shqisës për drejtpeshim.Veshi i brendshëm përfaqëson formacion lëkuror në formë të një gypi të përdredhur.Pjesa e parë e këtij gypi është dy herë e gjysmë (2,5),e lakuar në formë të guazës të kërmillit,ashtu që këtë pjesë e quajmë kërmill.Formacioni tjetër i veshit të brendshëm ka formën e dy mëshikëzave,kurse i treti është në formë të tri kanaleve gjysmërrethore.Të gjitha këto pjesë janë të mbushura me një lëng-Endolimfë,kurse i tërë veshi i brendshëm është i zhytur në një lëng tjetër që quhet Perilimfë. Vetëm kërmilli ka funksionin e shqisës për dëgjim,sepse në brendinë e tij jabë të vendosura qelizat ndijore (receptorët e të dëgjuarit),që i pranojnë dridhjet e tingujve.

Anatomia dhe Morfologjia e Gjitarëve


Fig 2. Sistemi Skeletor tek Gjitarët (Kali)

Sistemi Skeletor:

Gjitarët janë kurrizorë me plotë kuptimin e fjalës.Kjo do të thotë që gjitarët kanë një strukturë kockore mbështetëse brenda trupit të tyre,me të cilën janë të bashkangjitur muskujt dhe ligamentet.Kjo është ajo që ne e quajmë Endoskelet.

Shumica e gjitarëve kanë 7 vertebra apo (cervical vertebrae) në regjionin e qafës. Ndërtimi i skeletit të gjitarëve siq edhe shihet në figurën më lartë (fig 2.) është shum bazik (i thjeshtë).Ajo përbëhet prej kokës në njërën anë të boshtit kurrizorë,pastaj më poshtë zgjaten edhe brinjët për të formuar kafazin e krahërorit me çka do të mbrojë organet vitale (të rëndësishme),dhe katër gjymtyrët për lëvizje.Boshti kurrizor mbaron me bishtin.

Për shkak të ndryshimeve të mëdha që egzistojnë mes ambienteve jetësore të gjitarëve egziston një numër i mad hi dallimeve në ndërtimin e skeletit në mes grupeve të ndryshme të gjitarëve.Disa specie nuk kanë bisht,disa tjerëve u mungojnë gjymtyrët e përparme ndërsa edhe kafka është shumë variabile.