Ujku gri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Disambig.svg "Ujku" bën përcjelljen këtu. Për përdorime të tjera, shiko Ujku (kthjellim)
Disambig.svg Ky artikull është për ujkun gri që i referohet 'ujqërve'. Për përdorime të tjera, shiko Ujku gri (kthjellim)
Ujku
Vargu kohor: Pleistoceni – tani (700,000-0 vjet)
Canis lupus.jpg
Ujku Iberian (Canis lupus signatus)
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor Edit this classification
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Familja: Canidae
Gjenia: Canis
Speciet: C. lupus
Emri binomial
Canis lupus
Linnaeus, 1758
Gray Wolf Distribution.gif
Shtrirja e ujqve, me të gjelbër është harta ku shtrihen sot, kurse me të kuqe, ku shtriheshin edhe më parë.
Sinonimet

Ujku (Canis lupus) është kafsha më e madhe e llojit të qenve në Europë, Azi dhe në Amerikën Veriore. Ai vrapon shume shpejt dhe ka rezistence të madhe. Si çdo përfaqësues i kësaj familjeje, ujku nxiton dhe mban vrapin për një kohë të gjatë. Shqisat e të dëgjuarit dhe të nuhaturit i ka shumë më të zhvilluara se shqisën e të parit. Ujku jetën e tij e gjallëron përbrenda familjes apo ndonjë grupi të llojit të vet të përbërë nga 10 deri 15 anëtarë. Shkon së bashku në grup në gjueti.

Thëniet e trashëguara për ujkun si bishë e rrezikshme, gjakpirëse apo dinake i zmadhojnë aftësitë dhe vetit reale të tij. Ujku gjithnjë përpiqet t'i shmanget ballafaqimit me njeriun, për jetën e të cilit ai zakonisht nuk paraqet ndonjë rrezik. Gjatë gjuetisë është i durueshëm dhe gjuan edhe tufa të kafshëve si dhenë e dhi shtëpiake që janë zakonisht nën përkujdesen e qenve. Ka ndodhur që ujqit të kenë sulmuar strehimore të arinjve, dhe raste të kanibalizmit në mesin e ujqërve. Mirëpo ushqimi i tyre, sidomos në verë, përbëhet kryesisht nga kafshë të vogla dhe shpezë, dhe fruta të ndryshme.

Në të kaluarën e largët trojet e ujqve shtriheshin në një hapësirë të gjerë të planetit, nga Evro-Azia deri në Indi dhe Japoni, dhe nga Amerika Veriore deri në Meksika. Ujqit gjallëronin në tunda, në stepa, në zona pyjore, dhe rrëzë shkretëtirave. Por edhe Evropa, në historinë e saj ishte e mbushur plotë ujq. Sot, në Evropë kanë mbetur vetëm mbeturina të trojeve të ujqve në malet e Spanjës, e Italisë vendet skandinave si dhe tek ne në Ballkan. Paraqitja më e shpeshtë e ujqve në Evropë ndodh në pjesët lindore të saj, posaçërisht në Karpate. Ujqit gjatë dimrit tërhiqen edhe në vende larg trojeve të zakonshme të tyre.

Sipas studimeve më të reja ujku është paraardhësi i gjitha racave të qenve shtëpiak, me një fjalë ujqërve shtëpiak, ujkun e zbutur tashmë e quajmë qen.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Wozencraft, W.C. (2005). "Rendi Karnivora". Në Wilson, D.E.; Reeder, D.M. Speciet Gjitare të Botës: Një Referencë Taksonomike dhe Gjeografike (3rd ed.). Shtypja e Universit Xhon Hopkin. ISBN 978-0-8018-8221-0. OCLC 62265494.