Jump to content

Amerika

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Amerika (kontinent))

Amerika

Sipërfaqja 42,549,000 km2
Popullsia 970,040,000[1]
Dendësia 22.8/km²
Shtete 35
Denonimi Amerikan
Gjuhët Spanjisht
Portugalisht
Anglisht
Frëngjisht
Kreyòl haitian
Kueçua
Guarani
Aimarisht
Nahuatl
Holandishtja surinameze
dhe shumë të tjerë
Zonat Kohore Nga UTC-10 tek UTC±00:00
Qytetet
më të mëdha
Zonat e mëdha metropolitane
Qytete të mëdha

Amerika - paraqet një tërësi teritoriale e cila përfshin në vete dy kontinente të cilët janë te njohur si Amerika Veriore dhe Amerika Jugore.

Edhe pse nuk është term për emertim të Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpesh herë këto shtete që gjenden në Amerikën e Veriut në gjuhën jo zyrtare të përditshme emërtohen-njihen si Amerikë.

Emri Amerikë vie nga zbuluesi i sajë Ameriko Vespuçi (edhe pse zbulues i parë i kësaj toke ishte Kristofer Kolombo, por ai e paraqiti si tokë indiane).

Kontinenti i Amerikës shtrihet në Hemisferen Perendimore dhe ka shtrirje meridionale. Shtrihet në të dy gjersitë gjeografike (verior dhe jugore). Shtrihet mes gjersisë veriore gjeografike 83º dhe 56º të gjersisë gjeografike jugore. Kontinenti i Amerikës është i vendosur mes Oqeanit Atlantik në lindje dhe Oqeanit Paqësor në perëndim. Sot këto oqeane shërbejnë “urë” lidhëse natyrore mes Amerikës , Evropës ,Afrikëa , Azisë dhe Australisë. Kontinenti i Amerikës me sipërfaqe prej 42 milion km2 është kontinenti i dytë në botë pas Azisë . Ajo perbëhet prej dy pjesëve të mëdha tokësore në atë Veriore dhe Jugore. Shtrirja e Amerikës mes Oqeanit Atlantik , Oqeanit Paqesor , oqeanit të Ngrirë të Veriut ka bërë që viset bregdetare të jenë të pasura me ishuj ,dete, gjire, dhe ngushtica të shumta . Bregdeti më i perthyer është ai i Oqeanit të Ngrirë të Veriut i cili ka shumë ishuj ,gadishuj, gjire ,dete dhe nguishtica të cilat shtrihen në varg. Ishujt më të mëdhenj janë: Grënlanda (ishulli më i madh i botës ), ishujt e Arkipelagut të Arktikut (Toka e Bafinit dhe Viktoria ), ndërsa gjiret më të mëdhenj janë Hudsoni , Bafini,dhe ngushtica e Devonsit. Rëndësi të madhe ka Kanali i Panamasë. Ai gjendet në brigjet perëndimore të Amerikës së Mesme dhe lidh Oqeanin Paqësor me brigjet e detit të Karaibeve , përkatësishtë me Oqeanin Atlantik. Kanali i Panamasë lidh kotinentin e Amerikës Veriore me atë Jugore. Kontinenti i Amerikës për shumë shekuj ka qenë i panjohur për evropianët . Në kohën e zbulimeve të mëdha gjeografike evropianët njihnin mirë Azinë dhe Afrikën. Ata filluan t'i shpeshtojnë udhëtimet e tyre në drejtim të Azisë dhe Afrikës e sidomos Indisë për zhvillimin e tregtisë . Turqit u perqendruan në bregdetin lindor të Detit Mesdhe , duke paraqitur pengesë të përhershme për tregtarët dhe udhëtaret e Evropës. Ky ishte shkaku kryesor që evropianët filluan të kërkojnë rrugë te reja për Azi , përkatësishtë në Indi. Ndër të parët që vendosi të gjej një rrug te re dhe më shkurtër për në Lindje, përkatësishtë Indi ishte lundërtari, tregtari dhe topografi, Kristofer Kolombo. Ai ka qenë i bindur në formën e rrumbullakt u nis me tri anije nga porti spanjoll Palos ne drejtim te perendimit per te gjetur nje rrug te re per ne Indi por pas nje udhetimi te gjat e te rrezikshem dhe avanturist, më 12 tetor 1492. Ai udhëtoi edhe tri herë me qëllim qëllim që ti njihte ato vise. Më vonë atë rrugë e morën shumë lundërtar dhe hulumtues nga Evropoa, ndër ta ishte Ameriko Vespuçi. Pasiqë Ameriko Vespuçi arriti në përfundim se kjo tokë ishte një kontinent i ri ,përkatësisht “botë e re” , sipas emrit të këtij kontinenti u quajt Amerikë. Evropianët filluan të bënin gara në hulumtimin, pushtimin dhe kolonizimin e tokës së re-Amerikës.Kolonot e para ishin spanjollët dhe portugezët. Garat u zhvilluan shumë shpejt në gjgjysmën e shekullit xix, Amerika Veriore u gjend në duart e kolonëve evropianë.

Veçoritë natyrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Relievi i kontinentit të Amerikës në perëndim përbëhet prej vargmaleve te larta dhe rrafshnaltave, ndërsa pjesa lindore përbëhet prej maleve të vjetra dhe ultësirave të gjera në mes (qendër).

Përgjatë bregdetit të Oqeanit Paqësor , përkatësishtë paralel me bregdetin shtrihen Malet Kordilere me gjatesi 16.000 km (Alaskë-Toka e Zjarrtë).

Në pjesën lindore , në drejtim verilindje-jugperëndimshtrihen malet e vjetra mollake të Apalasheve në veri ,ndersa masivi i vjetër malor i Pallajës Guiano-Braziliane,në jug. Ultësira e madhe shtrihen mes sistemit malor të Kordileve në perëndim dhe Apalasheve e Pallajës Guino-Braziliane në lindje. Ato janë të ulëta dhe janë të mbuluara me material aluvial të lumenjve . Këtu shtrihen fushat e Misisipit , Amazonit, Orinës, Shën-Lorencit dhe Paranës.

Gjersia gjeografike , ka te gjitha masave toksore dhe ujore , relievi, lartësia mbidetare etj.,janë faktorë kryesorë që në Amerikë shtrihen të gjitha brezat klimatik (i nxehtë, mesatarë, i ftohtë).

Në formimin e klimës së Amerikës ndikon jo vetëm influence e e masës së madhe ujore të oqeanëve , por edhe kontrastet në hipsometri, predispozitat morfologjike,vendosja e elementeteve kryesore orografke në drejtim meridional. Mirëpo, shtrirja e saj në 127 shkallë të gjerësisë gjeograike , përkatësisht në të gjitha brezet klimatkike, përbënë komponentën më të rëndësishme si në diferencimin klimatik gjithëashtu edhe në rajonalizimin ekologjik. Në Amerikën Veriore janë përfaqsuar tipat e ndryshëm klimatikë prej atij subtropical deri e ai arktik.

Amerika Jugore , shtrihet në të dy anët e ekuadoprit. Klima gati qdo kund është e nxehtë , ndryshimet e së cilës shfaqen prej ekuadorit në drejti të veriut e të jugut, për shkak të sasisë së ndryshuar të reshjeve atmosferike dhe përhapjes së tyre gjat vitit. Klima e Amerikës Jugore i ngjanë asaj të Afrikës.

Në kontinentin e Amerikës dallohen të gjitha zonat bimore të rruzullit tokësorë , të cilat shtrihen në të dy anët e ekuatorit. Dallohen zonat polare, subtropikale , mesatere, subpolare,tropike dhe ekuatoriale.

Lumenjtë e këtij kontinenti derdhen në tri pellgje :pellgun e Oqeanit të ngrirë të Veriut të Oqeanit Atlantik dhe Oqeanit Paqësor.

Në Oqeani e Ngrië të Veriut derdhen lumenjtë Mekenzi dhe Nelson.Në pellgun e Oqeanit Atlantik derdhen lumenjtë Misisipi,Shën-Lorenci,Amazoni,dhe La Plata ,ndërsa në pellgun e Oqeanit Paqësor lumenjtë Jukon, Kolumbia,dhe Kolorado.

Liqenet më të mëdha janë: Liqeni i Sipër , Hjuron, Miqigaen, Iri, Ontario,Marohoiba,Titakaka , i roberve , etj. Rëndësi e ujërave është e madhe për prodhimin e energjisë elektrike , ujitjen e tokave bujqësore , lundrim etj.

Vecoritë shoqërore, ekonomike dhe politike të Amerikës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para zbulimit të Amerikës nga Kolombo , ajo ishte e banuar me indianë dhe eskimezë. Eskimezët dhe Indianët i takojnë races së verdhë. Eskimezët jetonin përgjatë brigjeve të ishujve të Arktikut dhe Grënlandës dhe merreshin me peshkim dhe gjuajtjen e kafshëve. Mendohet se indianët kishin ardhur në Amerikë nëpërmjet ngushticës së Beringut.

Ndër qytetrimet më te vjetra të kontinentit të Amerikës janë ato të majëve, që jetonin në gadishullin Jukatan dhe Guatemal, astekëve në rrashfshnaltën e Meksikës dhe inkëve, në Ande. Ata janë marrë me bujqësi, blegtori, zejtari, ndërtimin e rrugëve etj. Janë të njohur në punimin e tokave , përpunimin e bakrit , ujitjen e tokave etj.

Popullsinë vendase Kolombo e quajti indianë . Nga përzierja e popullsisë së ardhur nga Afrika dhe Evropa me popullsisnë vendase u krijuan popuj te rinj mestikët, mulatët dhe zambosët. Kontinenti i Amerikës ka një popullsi rreth 900 milion banorë. Pjesa më e madhe e saj jeton në Amerikën Jugore. Dendësia mesatare e popullsisë është 20 banorë në 1 km. Dendësinë më të madhe e ka pjesa verilindore e Amerikës Veriore (deri 200 banorë ne km ).

Për nga numri i gjuhëve në radhë të parë janë: gjuha angleze, frënge , spanjolle, portugeze etj. Në kontinentin e Amerikës dallojmë racën e bardhë, racën e zezë , dhe racën e verdhë. Pjesa më e madhe e populsisë jeton në qytet. Qytetet më të mëdha janë: Nju-Jorku, Meksiko Siti, Sao –Pauo, Los Angjelos, Rio de Zhanjero , San-Fransisko, etj.

Problemet kryesore janë ndotja e ambientit, mungesa e ujit, vendet e punës etj. Pushtimet , hulumtimet dhe kolonizimet ndikuan në formimin e hartës poloitike të kontinentit të Amerikës. Spanjollët pushtuan dhe kolonizuan Amerikën Qendrore (ishujt e Antileve Meksikën )dhe pjesën më të madhe të Amerikës Jugore, ndërsa portugezët pushtuan Brazilin. Anglezët dhe Irlandezët zbuluan Gadishullin Labradori , gjirin Hudsonit ,Tokën e Bafinit, kanalin e Devisit përkatësishtë kolonizuan Kanadën dhe brigjet lindore të Oqeanit Atlantik në Amerikën Veriore. Ata formuan kolonitë e tyre “Anglia e re “ ndërsa francezët zbuluan dhe kolonizuan Skotlandën e Re , viset rreth Shën Lorencit pjesët e poshtme të Misisipit etj.

Në kontinentin e Amerikës ka pasuri të mëdha natyrore si: qymyri, nafta,gazinatyror, hekur, plumb, zink, ari, baker, pyje, kullosa,etj.

Në Amerikë janë krijuar disa grupime ekonomike ,si: NAFTA (shoqata e shkëmbimit të lire).OAS(aleanca për zhvillimin ekonomik u formua më 1961)SELA(sistemi ekonomi Latino-Amerikane, u formua më 1976 ku anëtar te saj janë 26shtete).

Kontinenti i Amerikës ndahet në tri rajone të mëdha gjeografike: Amerika Veriore, e Mesme dhe Jugore.

  1. ^ «Población octubre 2019» Fondo Monetario Internacional.