Evropa Jugore
Evropa Jugore është pjesë jugore e kontinentit të Evropës, në basenin e Detit Mesdhe. Evropa Jugore përbëhet prej tre gadishujve: Ballkanik, Apenin dhe Pirinej, si dhe shumë ishujve që gjenden pranë tyre. Evropa Jugore është kuptim më i gjerë se Evropa Mesdhetare. Evropa Mesdhetare pëfshin vendet përgjatë bregdetit të Detit Mesdhe dhe pjesëve që janë në gji të tij.
Pozita gjeografike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në pozitën gjeografike të Evropës Jugore rol të rëndësishëm luan Deti Mesdhe. Deti Mesdhe ka pozitë shumë të mirë gjeografike. Me poziten e tij qendrore ka shërbyar si rrugë lidhëse mes tri kontinentesh: Evropës,Afrikës dhe Azisë. Deti Mesdhe më shum i ka bashkuar se që i ka ndarë popujt të cilët kanë jetuar rreth tij. Deri me zbulimin e Amerikës, Deti Medhe dhe vendet rreth tij kanë pasur pozitën qendrore në Botën e Vjetër. Pas zbulimit të Amerikës rolin e detit më të rëndësishëm e merr Oqeani Atlantik.
Në vitin 1869 hapet Kanali i Suezit. Me hapjen e Kanalit të Suezit, Detit Mesdhe i kthehet prap rëndësia. Rruga e gjatë rreth Afrikës shkurtohet për disa mija kilometra. Pastaj pas zbulimit të rezervavetë mëdha të naftës në Lindjen e Afërme pozita gjeografike e Medhesdheut rritet edhe më tepër per Europen jugore.
Relievi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Evropa Jugore karakterizoohet me reliev dinamik, me morfotektonikë më të ndërlikuar, me morfogjenezë më ta llojllojshme në të cilat fuqitë endogjene dhe ekzogjene e kanë bërë mjaft tipke. Lëvizjet e cipës së tokës në kohën më të re më tepër se kudo tjetër janë shprehur në ngrutjen, përkatësisht rrudhosjen, uljen apo fundosjen, në ndryshimin e konturave të tokës dhe të detit e pasojë e sëcilës është shfaqur përthyshmëria e theksuar e bregdetit.
Në relievin e Evropës jugore dominojnë malet që e dallojnë prej pjesëve tjera të Evropës. Këto male janë të orogjenzezës alpine, andaj thuhet se Mesdheu evropian është njësi regjionale ndërtuar prej formacioneve të reja gjeologjike.
Ultësirat , jo vetëm që përfshijnë një sipërfaqe të vogël,por ato përfaqësojnë depresione tektonike, perkatësisht fushëgropa ndërmalore. Veprimet e fuqive të jashtme, zhvendosjet vertikale apo horizontale kanë formuar reliev të coptuar dhe të larmishëm.
Malet në Evropën jugore zënë një sipërfaqe të madhe dhe shtrihen në formë vargmalesh në drejtime të ndyshme. Malet në të shumten e rasteve ngriten prej sipërfaqs së detit, ose pej fushave të vogla, duke e ndarë në këtë mënyrë Mesdheun nga pjesa tjetër e Evropës. Malet pengojnë edhe ndikimin e klimës së butë më në thellësi. Malet e reja janë të varfëra me xehe dhe paraqesin pengesë në zhvillimin e komunikacionit.
Malet që përbëhen prej shkëmbinjëve gëlqerorë, sidomos malet Dinarike, të reshurat depërtojnë në tokë. Uji nën tokë due lëvizur nëpër kanale ka krijuar forma të ndryshme karstike si p.sh. shpellat, humnerat etj. Format sipërfaqësore të viseve karstike janë të shumta si : vorbullat, humnerat, fushat kartstike etj.
Në Evropën Jugore ka edhe fusha. Në mes vargmaleve shtrihen fusha të mëdha, siç janë: në Gadishullin Pirinej, rrfshnalta e Mesetës, Fusha e Aragonisë, e Andaluzisë, në Gadishullin Apenin Fusha e Lombardisë; në Gadishullin Ballkanik Fusha e Neretvës, e Zetës, Fusha e Myzeqesë, Thesalia në Greqi, mandej lugina e Vardarit, e Moravës, Fusha e Kosovës dhe e Dukagjinit.
Toka e Evropës Jugore nuk është e qetë. Vullkanet e vdekura( në Gadishullin Ballkanik) dhe aktive ( Vezufi dhe Etna etj.), si dhe burimet e shumta minerale ,na bëjnë me dije se edhe në të kaluarën ka pasur lëvizje të shumta tektonike.
Në vendet e Evropës Jugore e Juglindore shpeshëherë ndodhin tërmete: në Shqipëri, në Maqedoni, në Greqi, në Bullgari, në Turqi, në Itali etj.
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesa më e madhe e Evropës Jugore ka klimë medhetare e cila më tepër ka ndikim në zonën e ngushtë bregdetare. Në brendi klima pëson ndryshime , merr karakterin mesdhetar, kurse në viset malore kalon në klimë malore. Ndikimi i klimës mesdhetare është më i madh ne Gadishullin Pirinej dhe Apenin, ndërsa në Gadishullin Ballkanik kjo klimë ndihet më tepër në pjesën jugore dhe përgjatë bregdetit.
Vapën verore e zbusin erërat e freskëta veriperëndimore (maestrali). Gjat sezonës së dimrit në këto vise fryn jugu ose shiroka, që shpshëherë sjell shi. Në pjesët veriore të Mesdheut fryn murlani ( bura), që është erë e thatë dhe e ftohtë. Tempraturat gjatë verës shpesh arrijnë deri 40 °C. Borë bie shumë rrallë, e edhe atëherë kur bie nuk qëndron shumë. Shirat janë të rrallë, por të rrymbyeshëm, kështu që ujërat pas një kohe të shkurtër shpejt derdhen, avullohen ose humbin nëpër plasaritjet e shkëmbinjëve gëlqerorë.
Derisa brigjet e Mesdheut kanë klimë më të butë për shkak të ndikimit të detit ( gjatë dimrit teperaatuar mesatare rralë bie nën 10º C), ndërkaq fushat dhe rrafnaltat në brendi kanë klimë diçka më të ashpër ( verërat mëtë ngohta e dimrat më të ftohtë). Klimën kontinentale e hasim në brendi të Gadishllit Pirinej e Ballkanik.
Hidrografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në krahasim me pjesët tjera të Evropës, Evropa Jugore është e varfër me ujëra. Lumenjtë janë të shkurtër, përpos atyre që rrjedhin në pjesët e brendshme. Sasia e ujit ndryshon. Lumenjtë gjatë verës sjellin sasi të vogla uji, përpos lumenjëve që i kamë burimet në viset e larta malore e që ushqehen me ujin e borës së shkrirë. Sasia e ujit në lumenjë rritet shumë në kohën kur ka të reshura. Mirëpo në atë kohë uji nuk mund të shfrytëzohet për ujitjen e kulturave.
Bota bimore e shtazore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banimi i hershëm i këtyre viseve, zhvillimi i qyteteve, i xehtarisë, zejtarisë, anijendërtimtarisë, hapja e tokave për punë, ka ndikuar që qyshë ëmë herët këto vise të mbeten pa pyje. Prerja e pyjeve shkaktoi dukurinë e erozionit poashtu edhe në zhdukjen e e pyjeve. Në vitet nxehta shpeshherë në këto vise zjarri gëlltitë sipërfaqe të mëdha, duke lënë pas shkretira të vërteta. Në vend të pyjeve të dikurshme me pisha, bung, të gështenjave etj., kanë mbetur pyje me drunj të shkurtër në formë kaçubash me drunj të gjelbërt gjatë tërë vitit. Këto janë makijet. Bimët në viset mesdhhetare që të sigurojnë ujë i lëshojnë rrënjët thellë, ndërsa me qëllim që ta ruajnë lagështinë i kanë gjethet e trasha, e disa edhe në formë të gjembave.
Mesdheu është vend i ullirit, i hardhisë, i pemëve jugore, i limonit, i fikut etj. Duhani i mesdheut ka cilësi dhe aromë të veqant. Viset mesdhetare mund të shfrytëzojnë përparësitë klimatike për të nxjerrë në tregje perime të hershme, të cilat shiten me qmime të larta. Në mungesë të sipërfaqeve të punushme, në viset mesdhetare janë ngritur terraca, për tëkrijuar sipërfaqe për mbjelljen e kulturave, sidomos të pemëve dhe të hardhisë . Evropa Jugore eshte prodhuese e madhe e rrushit , ullirit , e pemeve jugore . Me keto kultura gjendet me se gjysma e siperfaqeve te botes .
Gjeografia politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Evropa Jugore ze nje siperfaqe prej 1.4 mil km2, ne te cilen jetojn 150 milione banore.Pjesa me e madhe e popullsise është e vendosur ne zona bregdetare. Pjesen me te madhe te popullsise te ketij regjioni e perbejne romanet[spanjolle,portugez,italian], sllavet[kroatet,serbet,bullgaret], dhe popujt me te vjeter shqiptaret dhe greket.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtetet që zakonisht përfshihen në Evropën Jugore janë :
- Portugalia
- Spanja
- Andora
- Italia
- San Marino
- Malta
- Stampa:Country data the Vatican City Vatikani
- Kroacia
- Sllovenia
- Bosnja dhe Hercegovina
- Shqipëria
- Kosova
- Maqedonia
- Serbia
- Mali i Zi
- Greqia
- Franca (jugu)
- Monako
- Turqia (pjesa evropiane)
- Bullgaria
Evropa njihet me shkallë të lartë të zhvillimit ekonomik. Për këtë zhvillim të lartë ekonomik kanë ndikuar kushtet natyrore si dhe ato shoqerore. kushtet natyrore janë shprehur në klimë të përshtatshme, reljevin të cilin e mbizotrojnë ultësirat me tokë pjellore numer te madh te lumenjeve, bregdete të gjata me dete të nxehta,pasuri minerale(hekuri, thengjilli etj.)
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Evropës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |