Pula (shpend)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pula
Gjeli dhe pula
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Lloji:
Nënlloji:
Gallus gallus domesticus
(Linnaeus, 1758)
Sinonimet

pula : gjeli (m), pula (f)

Pula është shpend shtëpiak e cila rritet nga njeriu për vezët dhe mishin e saj. Pulat me dallim nga speciet e tjera të kafshëve shtëpiake kanë disa veçori të çmueshme që lidhen me :

  • Riprodhimin e shpejte e të zgjeruar.
  • Rritje me dinamikë të lartë për njësi kohë.
  • Hynë në prodhim për një periudhe të shkurtër kohë.
  • Të vegjëlit e pulës
    Kane aparat tretje me vëllim të vogël që kërkon përdorim të ushqimeve me pak volum.

Riprodhimi natyral[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pulat pas pjelljes se disa vezëve, mund të bien Klloçkë (aftësi fiziologjike natyrale për ngrohjen e vezëve) pas 21 ditësh dalin të vegjlit ose zogjtë.

Gjeli si simbol diellor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vezë pule

Gjeli është një simbol universal diellor për shkak se e kënduara e tij lajmëron ardhjen e agimit. Në Indi, është atributi i Skandha-së, personifikimi i energjisë diellore.

Në Japoni, këndimi i tij, i shoqëruar me këngët e perëndive, joshi Amaterasu-në, perëndeshën e diellit, jashtë shpellës ku ajo ishte fshehur, që korrespondon me manifestimin e dritës.

Kurajo është virtyti që Japonezët dhe popujt e tjerë të lindjes së largët tiparizonin Gjelin. Ideograma kineze për gjelin është Ki, homofone te kuptimit i “favorshëm”. Aparenca e tij dhe sjellja simbolizojnë “ pesë virtytet”:

virtytet civile, sepse krekosja e tij e bën të duket si drejtues i keq

virtytin luftarak, për shkak të caponjëve

virtytin e kurajos për shkak të drejtimit në luftim

virtytin e mirësisë, për shkak se mbronë pulat e tij

virtytin e besnikërisë për shkak të saktësisë me të cilën lajmëron lindjen e diellit.

Për më tepër, gjeli është gjithashtu efikas në kundërveprimin e influencës së keqe të natës së errrët që ai drejton nga shtëpitë e banorëve që e pikturojnë shëmbëlltyrën e tij nëpër dyer.

Budizmi tibetian i drejtohet gjelit në mënyrë të vecantë si simbol i fatit të keq. Shfaqet në qendër të rrotullës së jetës, afër derrit dhe gjarpërit, si një nga tre helmet. Simbolizon epshin, ngjitjen (dashurinë) dhe lakminë që vënë në lëvizje rrotullën e ligjit.

Në Europë, gjeli është parë si imazh i zemërimit, manifestimi shpërthyes i dëshirave të irrituara dhe të papërmbajtshme.

Në traditën Greke, Velkanosi, perëndia-gjel i Kretës ishte përvetsuar me Zeusin. Një gjel po qëndronte përkrah Letosë, që ishte me barrë nga Zeusi, kur i dha jetë Apollonit dhe Artemisës. Kështu që gjeli i është dedikuar Perëndive diellorë sikurse dhe perëndeshave hënore.

Për më tepër, Gjeli është atributi i vecantë e Apollonit. Një Gjel i sakrifikohej ritualisht Asklepiut, birit të Apollonit dhe zot i mjekimeve, për shkak se zogu lajmëronte shpirtin e të vdekurit që duhej ta udhëhiqte në botën tjetër. Asklepiu është gjithashtu perëndia që, me fuqitë e tij shëruese, sillte të vdekurit mbrapa në jetën e tokës.

Kjo është arsyeja ekzakte se përse gjeli ishte gjithashtu emblemë e Attis-it, Perëndia-Diellore e lindjes, i cili vdiq dhe erdhi në jetë sërish. Kjo gjithashtu shpjegon përsenë se gjeli i është atribuar Hermesit, lajmëtarit që udhëtonte të tre nivelet e kozmosit.

Gjeli, më tej me zagarin dhe kalin, ngelet mes kafshëve që ofrohen në sakrificë në ritet mortore të gjermanëve të lashtë.

Në traditat Nordike, Gjeli është simbol i vigjilencës ushtarake, i vendosur në degët më të larta të hirit Yggdrasil për të paralajmëruar perënditë kur gjigandët, armiqtë e tyre, të jenë duke u përgatitur për sulm.

Kur zogu vendoset në majat e kishave, merr rolin e mbrojtësit dhe ruajtësit të jetës. Është gjithashtu një emblemë e Krishtit, si shqiponja dhe llampa, simbol i dritës dhe ringjalljes.

Në librin e Jobit, gjeli është simbol i inteligjencës së dhënë nga zoti kurse Ibis është simbol i urtësisë.

Talmudi e bën gjelin mjeshtër të mirësjelljes për shkak se lajmëron zotin e tij me gugatjen (kikiriki-në) e tij.

Në Islam, gjeli shijon një nderim të veçantë. Vetë profeti pohon se gjeli i bardhë është shoku i tij sepse shpall prezencën e Ëngjëllit. Për më shumë, profeti ka thënë se ndalohet të mallkosh gjelin, të cilin e thërret me lutje. Në analizat e ëndrrave, gjarpri dhe gjeli janë interpretuar si simbole të kohës.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]