Manaferra
Manaferra | |
---|---|
Frute manaferrash. | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Division: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Nënfamilja: | |
Gjinia: | |
Nëngjinia: | Rubus (formerly Eubatus)
|
Species | |
|
Manaferra është frut i ëmbël në shije, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë.
Mjekim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |
Manaferra për ekspertët e mjekësisë popullore ky frut është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak. Ky frut lufton gripin dhe të ftohurit.
MANAFERRA përmirëson shikimin e dobët. Ditët e sotme po rritet ndjeshëm numri i personave që kanë probleme me shikimin. Kjo edhe si shkak i përdorimit pa kriter të kompjuterit, me orare të zgjatura dhe sidomos gjatë orëve të vona të natës. Më mirë së përdorimi i medikamenteve të ndryshme që m und të blihen në farmaci, për të gjithë ata që kanë probleme me shikimin vjen një teori e re nga mjekësia popullore. Sipas saj për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë