Lopa e detit
Appearance
(Përcjellë nga Sirenia)
Lopët e detit | |
---|---|
Lamantina e djepit (Trichechus manatus) | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Infraklasa: | |
Mbirendi: | |
Rendi: | Sirenia Illiger, 1811
|
Familjet | |
Lopët e detit ose sirenat janë gjitarë detarë e barngrënës, që banojnë në këneta, lumenj, estuare, ligatina dhe ujra bregdetare, i takojnë rendit Sirenia. Sot ekzistojnë katër lloje të gjalla të lopëve të detit, të ndarë në dy familje e dy gjini. Atja janë: dugongu(Dugongidae) dhe tre lloje lamantinash (Trichechidae). Në rendin Sirenia përfshihen lopa e detit e Shtellerit, e cila u zhduk në shekullin e 18-të, dhe një numër llojesh të zhdukur, të regjistuar nga fosilet. Rendi evolvoi gjatë Eocenit, më shumë se 50 milionë vjet më parë.
Emrin sirena e kanë marrë nga sirenat e mitologjisë greke.[1] Kjo vjen nga një legjendë për zbulimin e tyre, ku detarë të vetmuar, lopët e detit i kanë keqkuptuar si sirena.
Taksonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rendi i lopëve të detit (Sirenia)
- Familja Dugongidae
- Gjinia Dugong
- Lloji Dugongu (Dugong dugon)
- Gjinia Hydrodamalis
- Lloji †Lopa e detit e Shtellerit (Hydrodamalis gigas)
- Gjinia Dugong
- Familja Trichechidae
- Gjinia Trichechus
- Lloji Lamantina e Amerikës Veriore (Trichechus manatus)
- Lloji Lamantina e Amazonës (Trichechus inunguis)
- Lloji Lamantina e Afrikës (Trichechus senegalensis)
- Gjinia Trichechus