Orangutanët
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Orangutani | |
---|---|
Orangutani i sumatrës | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Nënfamilja: | |
Gjinia: | Pongo Lacépède, 1799
|
Emri binomial | |
Pongo borneo | |
Llojet | |
Pongo pygmaeus | |
Përhapja e tre llojeve të orangutanëve | |
Sinonimet | |
|
Orangutanët (poashtu të quajtur orang-utan, orangutang, ose orang-utang) janë të vetmet lloje të majmunëve në Azi. Jetojnë në Indonezi dhe Malajzi, orangutanët tani më tani jetojnë vetëm në pyjet e pashkelura të Borneos dhe Sumatrës. I klasifikuar në gjininë Pongo, orangutanët konsiderohen të jenë lloje të vetme. Megjithatë, që nga viti 1996, ato ndahen në dy lloje: orangutani i Borneos (P.pygmaeus) dhe orangutani i Sumatrës (p.abelli). Veç kësaj, ai Bornean është i ndarë në tri lloje. Duke u bazuar në sekuencën e gjenomit, dy llojet ekzistuese të orangutanit dukshëm shmangen rreth 400.000 vite më parë. Orangutanët janë po ashtu i vetmi lloj në jetë i familjes Ponginae, i cili përfshin edhe disa lloje të tjera, si edhe tri llojet ekzistuese të gjinisë Gigantopithecus, duke përfshirë primatin më të madh që njihet deri më tani Gigantopithecus blacki. Paraardhësit e nënfamiljes Ponginae janë ndarë nga linja kryesore e majmunëve në Afrikë 16 deri në 19 milion vite më parë (mya) dhe janë përhapur në Azi.
Orangutanët janë lloji më pemëdashës i majmunëve të madhërishëm dhe kohën më të madhe e kalojnë nëpër pemë. Flokët e tyre janë zakonisht të kuqerremtë-kafe, në dallim nga flokët e zakonshëm të kaft dhe të zi të shimpanzeve dhe gorillave. Meshkujt dhe femrat ndryshojnë në madhësi dhe dukje. Meshkujt e rritur sundues kanë faqe dalluese dhe krijojnë thirrje të gjata që i tërheq femrat dhe i frikëson rivalët. Meshkujt më të rinj nuk i kanë këto karakteristika dhe i përngjajnë femrave të rritura. Orangutanët janë më të vetmuarit e majmunëve të madhërishëm, me ndihmën primare me bono speciale në mes nënave dhe pasardhësve të varur, të cilë qëndrojën së bashku dy vitet e para. Frutat janë komponenti më i rëndësishëm i dietës së një orangutangu; sidoçoftë, majmunët ushqehen edhe me bimësi, lëvore, mjaltë,fruta, insekte madje edhe me vezët e shpendëve. Ata mund të jetojnë më shumë se 30 vite së bashku në natyrë dhe robëri.
Orangutanët janë ndër primatët më inteligjent; ata përdorin një mori të veglave të sofistikuara dhe ndërtojnë fole për gjumë çdo natë me degë dhe gjethe. Majmunët janë studiuar gjerësisht për aftësin e të mësuarit. Ata mund të kenë kultura dalluese nga popullsia. Fusha e studimit të majmunëve është udhëhequr nga primatologu ''Briute Galdikas''. Të dy llojet e orangutangut janë konsideruar si të rrezikuara, me orangutangun e Sumatrës i cili është kritikisht i rrezikuar. Aktivitetet e njerëzve kanë shkaktuar rënie të rënda në popullsinë dhe territoret e të dy llojeve. Kërcënimet në popullsinë e orangutangut të egër pëfshinë edhe gjuetinë pa leje, shkatërrimin e habitateve, dhe trafikimin e paligjshëm të këlyshëve. Disa debate dhe organizata të riaftësimit janë dedikuar për mbijetesën e orangutanëve në natyrë.