Histori e shkurtër e rrëmujës
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Histori e shkurtër e Rrëmujës është një roman i shkrimtarit shqiptar Loer Kume. Botuar Në 2017, me shtëpinë botuese Albas, Tiranë.
Synopsis
Deani në arratisje dukshëm nga drama e tij psikoemocionale kërkon dhe takon dy miqtë e fëmijërisë. Nisin një shëtitje nëpër rrugët dhe baret e qytetit të lindjes, brenda një dite ai përpiqet tu rrëfehet, dhe ti përfshijë në një plan të madh që Deani dhe miku i tij Teli kanë krijuar në shërbim të shoqërisë dhe kombit shqiptar. Udhëtimi përgjatë qytetit si një shëtitje peripatetike fillon të shpalosë hartën e madhe. Profilet, ngjarjet, njohjes së vërtetë të së kaluarës, historive personale më të errta, dhe projektimin e së ardhmes ideale përmes një ideje revolucionare të Deanit dhe parimit shkencor që ka krijuar ai mbi të drejtën. Por rendi dhe e drejta në kaosin universal janë oksimoron, ndaj, ndërsa dita rrjedh e kokolepsur nëpër vapë, pije dhe ngatërresa çdo orë e më shumë, ndërthurur me ngjarjet e mëdha që projektohen, shumë thjesht rrëmuja mbulon të tre shokët, mendjet, realitetin, njeriun, të ardhmen e të kaluarën, duke dalë nga kontrolli i Deanit, e duke plotësuar mozaikun universal ashtu si vetëm natyra di.
Autori për veprën:
Histori e shkurtër e Rrëmujës është një pikturë e madhe sferike e vështirë për tu përfshirë në një veshtrim të vetëm. Nisur në 2008-tën, romani filloi të zhvillohej diktuar nga personazhet dhe udhët e tyre të ngatërruara, nga të cilët munda të shkëputem vetëm në gusht të 2017-tës, e të shkruaj fjalën FUND. Dhe nuk jam i sigurt në është fjala e duhur. Deani, në bashkëpunim me mikun e tij matematicien krijon një Parim Shkencor mbi të Drejtën. Dhe me këtë armë në dorë ai niset të vendosë drejtësi në botë me nje plan te madh real. Por, përplasja mes së Drejtës dhe Kaosit universal zbret në një udhëtim qark qytetit ku Deani, me Renatën në kokë e miqtë në krah, nga ora në orë lidhin pikat e pikturës, dhe zbresin thellë e më thellë brenda ngjarjes së qendrës, sekreteve më të errëta, dashurisë, gjakut, vdekjes, dhe… vazhdimeve. Dhe vetëm ai që do bartë utopinë do jetë i denjë për të drejtuar luftën tonë, dhe rifituar atë që kemi humbur, njerëzoren.