Jump to content

Loer Kume

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ditëlindja: 12 Prill, 1982 (37 vjeç)
Vendlindja: Durrës,  Shqipëria
Kombësia: shqiptar
Edukimi: Universiteti i Tiranës
Profesioni: Mjek stomatolog, shkrimtar
Aktiv në vitet: 2008-sot
Zhanri: Prozator, eseist
Vepra: * LUX (2011) * "Antologji e poezisë së grupit "A Dangerous Method" (2015) * "Histori e shkurtër e rrëmujës (2017) *Amygdala Mandala (2019)[1]

Loer Kume (lindur në Durrës, më 12 prill të vitit 1982) është shkrimtar shqiptar, prozator dhe eseist.

Shkruan dhe boton që në moshë fare të vogël në revista fëmijësh.

Spikati nëpër konkurse letrare si letrar i ri premtues gjatë shkollës së mesme në gjimnazin Gjergj Kastrioti.

Në 2005 mbaroi studimet në degën stomatologji në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë.

Aktualisht jeton dhe ushtron profesionin si mjek stomatolog dhe drejtues teknik i Klinika Kume në qytetin e Durrësit.

Quan punë të mesnatës “të shkruarit në mënyrë gjysëm të ndërgjegjshme”, duke punuar në mënyrë “josistematike por këmbëngulëse drejt fatit të shkrimtarit” si thotë vetë ai. Rezultat i kësaj pune këmbëngulëse në fillim kanë qenë tregimet e botuara në tërë periodikët letrarë brenda dhe jashtë vendit, Milosao, Obelisk, Drita, ARS, Fjala, Pelegrin, Mehr Licht etj. Prezantohet në rrjet që nga 2007, e akoma sot me blogun interaktiv loerkume.blogspot.com.

Në vitin 2011 me shtëpinë botuese Toena u botua libri i tij i parë, 'LUX'. Një përmbledhje me tregime që ngjalli kureshtje dhe reaksione në rrethet e lexuesve me poezinë e fjalisë, temat e reja në letërsinë shqipe, stilin e të shkruarit dhe kontroversin për titullin si referencë ndaj okultizmit, kultit të Luciferit, pornografisë, nekrofilisë, aparatit shtypës të shtetit.

Në vitin 2015 bashkëkrijon dhe merr pjesë, librin artistik antologjik të një grupi artistësh e poetësh të rinj të quajtur ‘Antologjia e poezisë dhe arteve vizuale - A Dangerous Method’

Përmes një cikli esesh nën titullin “Sfera Shqipe” është aktiv vazhdimisht në shtypin e përditshëm në analiza të fenomeneve shoqërore të shqiptarisë.

Në vitin 2017, me shtëpinë botuese Albas boton romanin "Histori e shkurtër e rrëmujës".

Në qershor të vitit 2019, Loer Kume shpallet fitues i cmimit ‘Kadare’, në një listë me 54 konkurentë, me dorëshkrimin përmbledhje me tregime të quajtur ‘Amygdala Mandala’, me motivacionin ‘si përfaqësuesi i një gjenerate të re shkrimtarësh i cili eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare larg komercializmit dhe të zakonshmes në letërsi, duke sjellë kështu një përmbledhje me tregime me frymë të re në letërsinë shqipe.’

Vepra Amygdala Mandala doli në botim në korrik të 2019 nga shtëpia botuese UET. Press.

  1. ^ "Cmimi Kadare 2019 - Fituesi Loer Kume". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)