Jump to content

Çmimi Kadare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çmimi "Kadare", i krijuar më 2015, është çmim letrar i përvitshëm që i ndahet një vepre letrare të një shkrimtari shqiptar. Fituesi shpërblehet me një shumë prej 10.000€ ndërsa vepra botohet dhe promovohet nga shtëpia botuese UET Press.[1] Fituesi i edicionit të vitit 2021 është Gani Mehmetaj me romanin Zogjtë e Qyqes.

Viti Autori Titulli Zhanri Shteti
2015 Rudolf Marku[2] Tri divorcet e zotit Viktor N. Roman Britania e Madhe
2016 Shkëlqim Çela[3] Embriologji Novela SHBA
2017 Musa Ramadani[4] Profeti nga Praga Roman Kosovë
2018 Virgjil Muçi[5] Piramida e shpirtrave Roman Shqipëria
2019 Loer Kume[6] Amigdala Mandala tregime Shqipëria
2020 - - - -
2021 Gani Mehmetaj[7] Zogjtë e qyqes Roman Kosovë
Fituesi

Juria këtë vit kryesohej nga Preç Zogaj.

Fitues u shpall romani "Zogjtë e qyqes" me motivacionin: "është rrëfim intrigues për njerëzit dhe kohën, për dashurinë dhe urrejtjen, për shpresat dhe zhgënjimin. Një kolon serb, ndërsa mund të jetë kolon i cilitdo komb, përmes situatave e veprimeve, dialogut e përsiatjeve, paraqet kronikën dyzetvjeçare të ngjarjeve, fatin e ardhacakëve dhe fatkeqësitë e vendësve. Galeria e personazheve është e gjerë, etnitë e ndryshme, si edhe shpërfaqja e tyre dinamike. Romani "Zogjtë e qyqes" trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, dashurinë e pa realizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.[7]

Finalistët [8]

Fituesi

Motivacioni:‘si përfaqësuesi i një gjenerate të re shkrimtarësh i cili eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare larg komercializmit dhe të zakonshmes në letërsi, duke sjellë kështu një përmbledhje me tregime me frymë të re në letërsinë shqipe.’

Finalistët
Fituesi

Motivacioni: "Për mënyrën se si ndërton përmes gjuhës rrugëtimin jetësor. Një grotesk ndaj banalitetit, i cili kërkon të zbehë njerëzoren, të shenjtën, duke e zëvendësuar me përshtatjen e pafundme".[5]

Romani "Piramida e shpirtrave" është një satirë e asaj që në mënyrë eufemistike si nga politika vendase ashtu edhe të huajt (këtu nuk mbeten pas as mediat) quhet periudhë tranzicioni në Shqipëri.

Juria [12]
Shortlist [12]
  • Vera Bekteshi - Një rrugë e gjatë pa krye
  • Virgjil Muci - Piramida e shpirtrave
  • Gazmend Krasniqi - Triologjia e Shkodrës
  • Rudina Cupi - Shenjat e pikësimit
  • Thanas Dino - Prishja ose Ndërrimi dhe ndalimi
Fituesi

Çmimi iu nda Musa Ramadanit me motivacionin: " me “Profeti nga Praga” ka sjellë një roman të veçantë si për nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja. Duke qenë i strukturuar në tregime të lidhura fort me njëra-tjetrën, “Profeti nga Praga” shpërfaqet si një mozaik rrëfimesh dhe kolazh teknikash narrative, një roman për letërsinë si tekst kënaqësie dhe akt përjetësie, ku krijuesi shpaloset si një libër i hapur ndaj konteksteve dhe konotimeve të ndryshme".[4]

Juria[13]
Kandidaturat (lista e ngushtë)[13]

Ky çmim u nda më 28 maj 2017, gjatë Ditëve Letrare të Ramzës nga ish-ministri francez i kulturës, Frederic Miterrand.[4]

Fituesi
Juria[14]
  • Agim Baçi
  • Preç Zogaj
  • Diana Çuli
  • Ylljet Aliçka
  • Gilman Bakalli
  • Rudolf Marku
  • Alfred Lela
Kandidaturat (lista e ngushtë)

Fituesi
  • Rudolf Marku për veprën “Tri divorcet e zotit Viktor N.
Juria[15]
  • Artur Zheji (kryetar jurie)
  • Gilman Bakalli
  • Gentian Çoçoli
  • Ylljet Aliçka
  • Alfred Lela
  • Preç Zogaj
  • Virgjil Muçi
Kandidaturat (lista e ngushtë)

Arti Lushi, Eliona Gjergo, Gazmend Krasniqi, Ilir Bezhani, Primo Shllaku, Shkëlqim Çela, Zija Çela, Shefqet Tigani dhe Rudolf Marku

  1. ^ GazetaExpress (18 shtator 2015). "Shpallet Çmimi Kadare, 10 mijë euro për fituesin". Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2017. Marrë më 15 shtator 2017.
  2. ^ "Rudolf Marku, fitues i Çmimit Kadare". 10 nëntor 2015. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2017. Marrë më 15 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "ÇMIMI "KADARE": SHKËLQIM ÇELA SHPALLET FITUES I EDICIONIT TË DYTË". 2016.[lidhje e vdekur]
  4. ^ a b c "Shpallja e "Çmimit Kadare"". Gazeta MAPO. 28 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2017. Marrë më 23 janar 2018.
  5. ^ a b "Virgjil Muçi merr trofeun e çmimit Kadare". 8 qershor 2018.
  6. ^ "Loer Kume shpallet fitues i "Çmimit Kadare 2019"!". 10 qershor 2019.
  7. ^ a b "Romani 'Zogjtë e qyqes' i autorit Gani Mehmetaj shpallet fituesi i Çmimit Kadare". 1 mars 2021.
  8. ^ "Zbardhen emrat e pesë finalisëve për "Çmimin Kadare", të dielën shpallet fituesi". 28 shkurt 2021.
  9. ^ https://top-channel.tv/2019/06/19/flet-loer-kume-autor-i-librit-amygdala-mandala-dhe-fituesi-i-cmimit-kadare/
  10. ^ https://top-channel.tv/2019/06/19/flet-loer-kume-autor-i-librit-amygdala-mandala-dhe-fituesi-i-cmimit-kadare/
  11. ^ http://www.panorama.com.al/loer-kume-shpallet-fitues-i-cmimit-kadare-2019/
  12. ^ a b "Ja kush janë 5 finalistët e çmimit Kadare". Gazeta Shqip. 22 maj 2018. Marrë më 22 maj 2018.
  13. ^ a b "'Çmimi Kadare'/ Përzgjidhen finalistët, ja kur shpallet fituesi". Gazeta MAPO. 16 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2017. Marrë më 23 janar 2018.
  14. ^ "Çmimi Kadare 2015: Londo dhe Bekteshi në konkurrim". Gazeta MAPO. 16 prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2016. Marrë më 23 janar 2018.
  15. ^ "Rudolf Marku, fitues i Çmimit Kadare". Gazeta MAPO. 10 nëntor 2015. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2017. Marrë më 23 janar 2018.