Ledia Dushi
Ledia Dushi (Shkodër, 21 qershor 1978) është poete, përkthyese dhe studiuese shqiptare.
Studimet universitare i kreu për gjuhë-letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, dhe ato pasuniveristare, masterin dhe doktoraturën, për etnologji dhe folklor në Akademinë e Studimeve Albanologjike (ish-Institutin e Folklorit).
Ledia Dushi nisi të botojë poezinë e saj lirike, në dialektin gegë, në gjysmën e dytë të viteve 1990.[1] Në ato kohë u kritikua ashpër për përdorimin e dialektit në poezi; duke e akuzuar se donte të ndante vendin. Dushi është konsideruar si një nga poetet më të shquara shqiptare pas viteve 1990. Ajo gjithashtu shkruan ese dhe prozë.
Poezia e saj është përkthyer në disa gjuhë.[2]
Ka përkthyer nga italishtja, spanjishtja dhe anglishtja, ndër të tjera, klasikë si Ema e Jane Austen, prozë të Carlos Ruiz Zafón, Umberto Eco-s dhe Cesare Paveses, poezi nga Gabriele D'Annunzio dhe Dylan Thomas.[2]
Në vitet 2016-8 ka qenë për disa vjet lektore në shkencat letrare në Universitetin Europian të Tiranës,[3][4] dhe në vitet 2018-23, ka qenë kërkuese shkencore në Akademinë e Studimeve Albanologjike. Prej vitit 2023, është drejtoreshë e Bibliotekës Publike "Marin Barleti" në Shkodër.[5]
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Poezi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ave Maria bahet lot, Eurorilindja, Tiranë (1997)
- Seancë dimnash, Camaj-Pipa, Shkodër (1999)
- Askush nuk vdes për mue, Asdreni, Shkup (2003)
- Me mujt me fjet'... me kthimin e shpendve, Ideart, Tiranë (2009)
- Nji fije t’thellë gjaku, Onufri, Tiranë (2019)
Përkthime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jorge Luis Borges, Pavdekësia dhe ligjërata të tjera, Afërdita (2000)
- Sandro Veronesi, Shembja e burrit, Skanderbeg books (2005)
- Allan Graubard dhe Caroline McGee, Gruaja bombë, Sh.B. Princ (2008)
- Carlos Luis Zafón, Loja e engjëllit, Dituria (2009)
- Andrea Camilleri, Një të shtunë me miqtë, Dituria (2010)
- Carlos Luis Zafón, Marina, Dituria (2011)
- Umberto Eco, Varreza e Pragës, Dituria (2011)
- Jane Austen, Ema, Pegi (2014)
- Umberto Eco, Numri Zero, Dituria (2015)
- Hilary Mantel, Ana Bolena, një çështje familjare, Dituria (2016)
- Alda Merini, E çmendur, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Dituria (2021)[6][7][8]
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çmimi Kombëtar i Letërsisë i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë (1998)
Lidhjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Steiger, Cyrill (2016). "Lyrik aus Albanien. Eine faszinierende Welt der Poesie". Literaturzeitschrift (në gjermanisht) (189): 9.
- ^ a b "Ledia Dushi - What Comes from the Waters". Live Encounters - Free Online Magazine from Village Earth (në anglisht). Marrë më 30 korrik 2024.
- ^ "Lyrik aus Albanien". Literaturzeitschrift (në gjermanisht) (189). 2016.
- ^ "Pakti për Reformizmin: 7 profesorë të UET, 10 ide jopopuliste". Gazeta Mapo. 22 dhjetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2017. Marrë më 4 janar 2017.
- ^ "Kontakte". Biblioteka Publike "Marin Barleti", Shkodër.
- ^ Katalogu OPAC i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë
- ^ "Ledia Dushi". Bukinist.al. Marrë më 29 korrik 2017.
- ^ "Ledia Dushi, Curriculum Vitae" (PDF). Akademia e Studimeve Antropologjike.