Zgjoi (film)
Hive Zgjoi | |
---|---|
Regjia nga | Blerta Basholli |
Luajnë | Yllka Gashi
|
Kompanitë prodhuese | Ikonë Studio Industria Film |
Data e publikimit | 31 janar 2021 |
Shteti | Kosova |
Zgjoi (anglisht: Hive) është një film dramatik shqiptar i vitit 2021 me shkrim dhe regji nga Blerta Basholli në debutimin e saj regjisorial. Në film luajnë Yllka Gashi, Çun Lajçi dhe Aurita Agushi.[1] Ai u shfaq premierë në Festivalin e Filmit Sundance 2021 më 31 janar 2021 dhe u bë filmi i parë në historinë e Sundance që fitoi të tre çmimet kryesore - Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin e Audiencës dhe Çmimin e Regjisë - në Konkursin Botëror të Kinemasë Dramatike.[2] Ai u zgjodh si kandidatura kosovare për filmin më të mirë ndërkombëtar të metrazhit të gjatë në Çmimet e 94-ta të Akademisë.[3]
Premisa
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filmi bazohet në historinë e vërtetë të një gruaje, Fahrije, e cila shkon kundër pritjeve mizogjene të shoqërisë për t'u bërë një sipërmarrëse pasi burri i saj u zhduk gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999. Ajo fillon të shesë ajvarin dhe mjaltin e saj, duke rekrutuar gra të tjera në këtë proces.[4]
Rolet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Yllka Gashi në rolin e Fahrijës
- Çun Lajçi në rolin e Haxhis
- Aurita Agushi në rolin e Zamirës
- Kumrije Hoxha si Nazmije
- Adriana Matoshi në rolin e Lumës
- Molikë Maxhuni në rolin e Emines
- Blerta Ismaili në rolin e Edona
Produksioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filmi është prodhuar nga Ikone Studio, Industria Film dhe është bashkëprodhuar nga AlbaSky Film, Alva Film, Black Cat Production.
Pritja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në uebfaqen e mbledhjes së vlerësimeve Rotten Tomatoes, 100% e vlerësimeve të 43 kritikëve janë pozitive, me një vlerësim mesatar prej 7.8/10. Vlerësimi nga uebfaqja në fjalë thotë, "I ankoruar nga performanca e jashtëzakonshme e Yllka Gashit, Zgjoi i sjell shikuesit nëpër misionin faktik të një gruaje për vetëvendosje në një shoqëri patriarkale."
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çmimi | Data e ceremonisë | Kategoria | Marrësit(ët) | Rezultati | Ref. |
---|---|---|---|---|---|
Festivali i Filmit Sundance | 3 shkurt 2021 | Çmimi i publikut: Botëror Kinema Dramatik | Blerta Basholli| style="background: #99FF99; color: black; vertical-align: middle; text-align: center; " class="yes table-yes2"|Fitues/e | [5] | |
style="background: #99FF99; color: black; vertical-align: middle; text-align: center; " class="yes table-yes2"|Fitues/e | |||||
style="background: #99FF99; color: black; vertical-align: middle; text-align: center; " class="yes table-yes2"|Fitues/e |
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lista e aplikimeve për Çmimet e 94-ta të Akademisë për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar
- Lista e aplikimeve kosovare për Çmimin e Akademisë për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Film and TV Projects Going Into Production - Hive". Variety Insight. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2021. Marrë më 24 mars 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Aftab, Kaleem. "Sundance announces its award winners" (në anglisht). Marrë më 3 shkurt 2021.
- ^ ""Hive" to be Kosovo's official submission for the Oscars 2022". EuroNews Albania. 8 shtator 2021. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2022. Marrë më 8 shtator 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Review: Widowed and oppressed, the women of 'Hive' assert a gritty independence". Los Angeles Times (në anglishte amerikane). 2021-11-11. Marrë më 2022-01-31.
- ^ Sinha, Charu (3 shkurt 2021). "Here Are Your 2021 Sundance Film Festival Award Winners". Vulture. Marrë më 4 shkurt 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)