Hotel Dajti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Hotel "Dajti")
Hotel Dajti (Tiranë)
Pamje nga Hotel Dajti
LlojiArkitekture
VendndodhjaRrethi i Tiranës, Qarku i Tiranës, Shqipëri
Koordinatat41°19′29″N 19°49′12″E / 41.324722°N 19.820056°E / 41.324722; 19.820056
Ndërtuar1939–1941
ArkitektiGherardo Bosio
Organi drejtuesDRKK Durrës
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretII
Përcaktuar122
Nr. i referencësTR059
TipologjiaHotel
Hotel Dajti is located in Earth
Hotel Dajti (Earth)

Hotel Dajti është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "122 më 05.03.2007".

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hotel Dajti ka qënë një nga hotelet më të hershëm dhe luksozë të qytetit të Tiranës. Godina e Hotelit ndodhet në krah të majtë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", shëtitorja kryesore e kryeqytetit. I projektuar nga arkitektët më të famshëm të kohës, përfshirë Gherardo Bosio dhe i dizajnuar në detaje nga Gio Ponti (i konsideruar si babai i dizajnit modern evropian), për shumë kohë ka qenë Hoteli më modern i Ballkanit. Hotel Dajti është vlerësuar si një nga simbolet e turizmit shqiptar, veçanërisht përpara viteve '90-të, ku ai ishte ndalesa kryesore e të huajve, të cilët vizitonin Shqipërinë. Ky hotel ka 85 dhoma, 124 krevate dhe ambiente për konferenca. Hotel Dajti është vlerësuar për arkitekturën e tij unike. Sipërfaqja e përgjithshme e territorit në të cilin është vendosur Hotel Dajti është 8760 metra katrorë.

Hotel Dajti është projektuar nga arkitektë italianë me famë, si Gherardo Bosio dhe i pajisur me mobilim të dizajnuar në detaje nga Gio Ponti (që konsiderohet si babai i dizajnit modern evropian), për shumë vite Grand Hotel Dajti cilësohej si hoteli më luksoz dhe modern i Gadishullit të Ballkanit.

Hotel Dajti është vlerësuar si një nga simbolet e turizmit shqiptar, veçanërisht përpara viteve 1990, kur ai ishte ndalesa kryesore e të huajve që vizitonin Shqipërinë. Deri në vitin 1995, ndërmarrja Hotel "Dajti" ka qenë lider në fushën e hotelerisë dhe ka rezultuar me bilance mjaft pozitive. Në maj të vitit 2010 u fol për blerje nga Banka e Shqipërisë e godinës së ish-Hotel Dajtit për 50 milion Euro, gjë që u vërtetua pak më pas.

Facilitete[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kohën e ndërtimit, Grand Hotel Dajti vlerësohej për arkitekturën e tij unike. Ai kishte 85 dhoma, 124 shtretër, Restorant, Sallë Balloje dhe ambiente për Konferenca. Sipërfaqja e përgjithshme e territorit në të cilin është vendosur godina e ish-Hotel Dajtit është 8760 metra katrorë, ndërsa sipërfaqja nën objekt është 10240 metra katrorë.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I TIRANËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 qershor 2016. Marrë më 12 gusht 2017. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)