Hoxhë Omer Berisha
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Omer Berisha lindi me 19 maj 1979 ne qytetin e Shkupit. Edukaten fetare fillimisht e mori nga nena e tij e cila sakrifikoi gjithcka pati per tia bere te dashur mesimin fetar islam. Pas shkolles fillore u regjistrua ne Medresene “Isa Beu” e Shkupit qe pastaj te vazhdoje mesimet ne Medinen e Pejgamberit, ne Universitetin Islamik. Aty, pasi pervetesoi gjuhen arabe, vazhdoi studimet ne fakultetin e hadithit, te cilat i perfundoi ne vitin 2005.
Menjehere pas diplomimit u be aktiv ne davetin qe organizonte shoqata e atehershme “Bamirësia” ne Maqedoni, me perkthime, ligjerata, mesimdhenie ne internet dhe cdokund ku jepej rasti.
“Kushtet e Fese” nga Iben Uthejmini eshte libri te cilin e perktheu duke qene ne studime, liber i cili pati jehone shembullore ne mesin e lexuesve shqiptare, i cili u ribotua dy here te tjera. Perktheu edhe librat “Dexhalli” nga Albani, “Zeri i shejtanit”, “Mesime ne teuhid” (publikuar pjese-pjese ne internet), “Perkujtimi” (i pabotuar) dhe redaktoi po ashtu nje sere librash, nder me te njohurat: “Mburoja e muslimanit” dhe “Hutbe”.
Nepermjet internetit shpjegoi librin e njohur “Umdetul Ahkam – Thelbi i dispozitave” pergjate kater viteve dhe ai shpjegim tashme eshte i gatshem dhe po pret fatin e botimit.
Ne vitin 2006 u be kryeredaktor i revistes se mirenjohur mujore “Albislam” e cila deri atehere ishte print version i materialeve qe gjendeshin ne ueb faqen e Albislamit, kurse nga numri 45 me ndihmen e Allahut pastaj edhe te kolegeve hoxhallare arriti te beje nje reviste me redaksi te profesionalizuar dhe me hoxhallare qe vinin nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia. Revista arriti njeqind numra pa nje dhe aktualisht nuk botohet, per te cilen hoxha Omer parapelqen te thote: “eshte duke pauzuar dhe nuk eshte ndreprere plotesisht”.
Nderkohe se bashku me dashamiret e flakte per te pasur nje xhami ne lagjen ku eshte rritur, ne vitin 2009 mori iniciative per ta bere ate enderr te kahmotshme realitet. Kjo u arrit me ndihmen e Allahut ne qershor te vitit 2013.
Duke pasur nje bashkepunim te shkelqyer me Radio Pendimin, ai menaxhon me rubriken pyetje-pergjigje, nepermjet te cilave u pergjigjet lexuesve ne pyetjet qe kane, ndersa nje pjese te tyre edhe i publikon ne ueb-faqe.
Eshte magjistrant ne degen e akides te universitetit “Xhinan” ne Tripoli te Libanit.
Nga fillimi i vitit 2013 eshte imam ne xhamine Bujaria ne Linz te Austrise, ku mban ligjerata te rregullta javore, kurs te akides, fikhut, texhvidit, ndersa cdo nate pas jacije shpjegon nga nje hadith prej librit “Rijadus Salihin”.
Eshte i martuar dhe baba i pese femijeve, Allahu i ruajtte te gjithe.
Burim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Po ashtu nga viti 2010 – 2012 ishte kryeredaktor edhe i ueb-faqes se pare islame me gjuhen shqipe: www.albislam.com
Faqja e tij zyrtare është kjo www.omerberisha.com