Hys Popova
Hysë Popova (1856-1924) ka qenë prijës popullor i krahinës së Llapit. Qe pjesëmarrës në kryengritjet e pas Tanzimatit kundër autoriteteve osmane si dhe qe pjesë e qëndresës kundër vendosjes së pushtetit jugosllav.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Leu në Popovë të Llapit në vitin 1856. Familja Popova ishte e njohur. Nga kjo familje ishte edhe Tahir Efendija, përkthyes i Mevludit në gjuhën shqipe. Hys Popova u dallua në kryengritjet kundër Perandorisë Osmane në fillim të shekullit XX dhe më 1912 ishte komandant rajonal i kryengritësve në luftë kundër ushtrisë osmane. Gjithashtu më 1912 u priu vullnetarëve në luftë kundër ushtrisë serbe në betejat e Merdarit dhe të Llpashticës. Gjatë Luftës së Parë Botërore luftoi kundër Bullgarisë. Bashkëpunoi me Hasan Prishtinën dhe Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, duke organizuar rezistencën kundër Serbisë. Ishte njëri ndër bashkëluftëtarët e Azem Bejtës dhe bashkëpunoi me krerët e lëvizjes kaçake edhe në viset e tjera të Kosovës. U vra më 1924 në Betejën e Arbanisë së Vogël ku u plagos edhe Azem Bejta. [2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1303. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ tëvë1 (2022-11-28). "Ku u ngrit flamuri kombëtar para Vlorës?". tëvë1.info (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-07-02.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)