Hysen Ibrahimi

Hysen Ibrahimi është shkrimtar dhe veprimtar shqiptar nga Kosova.
Hysen Ibrahimi lindi më 4 janar 1962 në lagjen Shpat (ish Shupkovc) të komunës së Mitrovicës - Kosovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse shkollën e mesme ekonomike e mbaroi në Mitrovicë. Ishte anëtar i Grupit Organizativ të demostratave të 3 dhe 4 prillit 1981 në Mitrovicë, me në krye Xhelal Ferizin. Emigroi në Suedi më 12 prill 1988 ku kreu shkollimin Informatikë, dhe Politikë Ndërkombëtare.[1]
Është angazhuar në politikë që nga ditët e para të ardhjes së tij në Skandinavi, ku është dalluar për një dekadë në Fondin e Republikës së Kosovës i ashtuquajturi "Trepërqindëshi" si dhe në aktivitete të tjera për sensibilizimin dhe informimin e opinionit sudez, rreth çështjes së Kosovës. Me profesion është politolog.[2][3]
Kryetar i LDK-së dega në Suedi 2001-2007 dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së në Kosovë 2004-2007. Kryetar i LDD-së dega në Suedi që nga viti 2007-2013 dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të LDD-së në Kosovë nga vitit 2007-2013. Anëtar i Kryesisë së LDK-së Dega në Suedi, 2014-2016 dhe ende është në këtë post.
Më 10 nëntor 2000, në Förslöv, ka promovuar librin e tij të titulluar "Solidariteti i Mërgatës Shqiptare në Suedi". Më 24 dhe 25 korrik 2006, mori pjesë në Sesionin e V-të shkencor "E DJATHTA SHQIPTARE NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË ETNIKE" - 5, me temën: "Ilaz Rrustem Kolla – trim i kauzës shqiptare, luftëtar antikomunist", që u mbajt në Orosh dhe Rrëshen të Mirëditës në Shqipëri. Më 17 korrik 2009, promovoi librin e tij të dytë në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë me titull: "Kosova në zemrën e mërgatës në Suedi". Më 15 shtator 2011, promovoi librin e tij të tretë në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë me titull: "Mërgata për Arsimin në Vendlindje".
Më 26 nëntor 2011, në Förslöv të Suedisë në Kuvendin themelues zgjidhet kryetar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë „Papa Klementi XI - Albani" për Suedinë. Anëtar i disa grupeve të punës në punime shkencore, në vitet: 2012, 2013, 2014, 2015, 2016 në 6 (gjashtë) sesione shkencore, për librin "Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare" në Suedi 1, 2, 3, 4, 5, 6 për pavarësinë e Republikës së Kosovës, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë "Papa Klementi XI - Albani", Suedi, mbajtur në Ängelholm, Landskrona, Uddevalla, Falkenberg dhe Lund të Suedisë. Anëtar i Këshillit botues të revistës "Dituria" e përmuajshme Kulturore Informative, botim i Qendrës Kulturore Shqipare "Migjeni" në Borås-Suedi 2013-2019.[4]
Redaktor dhe recensues i dhjetra librave të autorëve shqiptarë, të botuara gjatë viteve të fundit. Më 23 nëntor 2013, në Koblenz të Gjermanisë, zgjedhet Nënkryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë për Mërgatë (LKSHM), 2013-2019. Në Laç, më 8 mars 2015, Shoqata Kombëtare e Miqësisë & Bashkëpunimit Shqipëri-Itali, e shpall Anëtar Nderi të Shoqatës Kombëtare të Miqësisë & Bashkëpunimit Shqipëri-Itali.
Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës, më 1 gusht 2015, e shpall Anëtar Nderi të Shoqatës së Shkrimtarëve të Pejës, dhe i ndan Mirënjohje. Më 6 nëntor 2015, në Lund të Suedisë rizgjedhet për të dytën herë kryetar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë „Papa Klementi XI - Albani", Suedi. Më 4 janar 2016, promovoi librin e tij të katërt në Qendrën Kulturore "Rexhep Mitrovica" në Mitrovicë, me titull: "VEPRA 1" vlerësime, opinione, intervista e recensione.[5] Më 2 maj 2017, botoi librin e tij të pestë me titull: "VEPRA 2, Arsimi Shqip në Suedi", libri i pestë me radhë.[6] Libri "Dhoma 334"[7][8] (bashkautor me Znj. Saranda Iseni) është i gjashti me radhë.[9] Më 29.09.2019, botoi librin e tij të radhës me titull: "VEPRA 3, TË DHËNA AUTOBIOGRAFIKE”[10][11]; Më 26.02.2020, botoi librin e tij të radhës me titull: ”AVDYL UKA HERO I DËSHMUAR I ATDHEUT”[12] , i cili u përurua në Vushtrri më 22 qershor 2021, me rastin e tridhjetëvjetorit të ngjarjes. [13].[14][15]
Libri i radhës i titulluar ”AVDYL UKA HERO I DËSHMUAR I ATDHEUT” 2, i autorit Ibrahimi, u përurua në Åkarp të Suedisë më 24 dhjetor 2022.[16][17][18]
Në vitin 2023 botoi me librin e radhës të titulluar “VEPRA 4” Veprimtari Kulturore.[19][20][21]
Pjesëmarrës në Samitin e parë të Diasporës, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë "Papa Klementi XI Albani", Suedi, mbajtur në Tiranë, 18-20 nëntor 2016, me ftesë të z. Edi Rama, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.[22][23]
Deri më tani ka botuar shumë artikuj, punime, studime, recensione, opinione me karakter politik, kulturor dhe arsimor, të cilat janë botuar kohë pas kohe nëpër gazeta shqiptare si: në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi. Ka në dorëshkrim disa vepra të tij. Për tërë këtë aktivitet shumë herë është shpërblyer dhe i janë ndarë mbi 30 mirënjohje e falënderime të shumta në nivel kombëtar dhe atë të Suedisë.
Së fundi, Ibrahimit i janë ndarë mirënjohje e nderime per kontributin dhe punën e palodhëshme, si më poshtë:
- Bajram Curr, më 27 korrik 2017, Kryesia e Unionit Artistik i Kombit Shqiptar i ndan DIPLOMË NDERI I UNIONIT ARTISTIK TË KOMBIT SHQIPTAR.[24][25][26]
- Drenas, Guri i Plakës, më 29 korrik 2017, Kryesia e Asociacionit Art Klub "Rifat Kukaj", i ndan "ÇMIMIN SPECIAL PËR KRIJUESIN E MËRGATËS 2017".[27][28][29]
- Unioni Kulturor Shqiptar në Rumani ndan ”MIRËNJOHJE” shkrimtarit të shquar Shqiptar z.HYSEN IBRAHIMI, me motivacionin ”Për kultivimin e vlerave shqiptare në trojet e Skandinavisë”, Bukuresht – 10 janar 2020.[30]
- Poetët e antologjisë ”Na bashkoi poezia” të autorëve Ymrije Beqiri dhe Ilmi Dervishi, me Juri në përbërje: Xhamile Adili, kryetare, Fatmir Çitaku e Syl Maxhera anëtarë, e shpallën Kryetar Nderi ”NA BASHKOI POEZIA”, z. Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi; Prishtinë, dhjetor 2020.
- Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës (SHSHP), më 05.06.2021, ndan çmimin KRYETAR NDERI z. Hysen Ibrahimit, me rastin e manifestimit Letrar Poetik Tradicional Ndërkombëtar – Miqësor ”Peja Poetike – 2021”.[31][32]

Më 7 dhjetor 2019, në Ängelholm të Suedisë rizgjedhet për të tretën herë kryetar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë „Papa Klementi XI - Albani“, Suedi.[33]
Personazh në librin e autorës Hyrë Tejeci Murati, i titulluar, “HYSEN IBRAHIMI – HERO I HESHTUR I DRITËS”, 2019.[34][35][36]
Autor dhe bashkautor i gjithsej 22 veprave duke përfshirë edhe 11 thesarët kombëtar të mërgatës shqiptare në Suedi. I ndahet titulli Ambasador i Paqës së Tokës-Suedi, nga Qendra e Mbështetjes Ligjore për të Drejtat e Njeriut, Bangladesh-Indi, 8 gusht 2018 (Çertifikata i dorëzohet nga përfaqësuesja, Qendra e Mbështejtjes Ligjore për të Drejtat e Njeriut-Tiranë, Shqipëri, Znj. Dashurie Divintari, në mënyrë publike, Mitrovicë, 18 gusht 2018). Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, në Kuvendin e Tretë Zgjedhor, e shpallë ”KRYETAR NDERI”, Ängelholm, 7 dhjetor 2019.[37][38]
Hysen Ibrahimi me një delegacion të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi (SHSHASHS), mbështeti themelimin e Asociacionit Letrar ”Buleci Poetik”, me në krye poetin Ismet Tahiraj, Klinë, 13.06.2021.[39]
Për angazhimin e pa-rezervë shumë herë është shpërblyer dhe i janë ndarë mbi 50 mirënjohje e falënderime të shumta në nivel kombëtar dhe atë të Suedisë. Ka në dorëshkrim disa vepra të tij. Zt. Ibrahimi aktualisht jeton dhe vepron në qytezën Förslöv të Suedisë.[40]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Kuvendi Komunal, Mitrovice. "Shkolla E Shupkofcit i Ndau Mirënjohje Veprimtarit Hysen Ibrahimi - 03 tetor 2014". Kuvendi Komunal Mitrovice. RKS, KK Mitrovice. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2016. Marrë më 6 nëntor 2016.
- ↑ Lassen, Fredrik. "Vandraren Som Skriver Om Sverige". HD - Nyheter Dygnet Runt (në suedisht). hd.se. Marrë më 6 nëntor 2016.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ Press, Bota. "Hysen Ibrahimi, aktivisti i palodhshëm që mban gjallë frymën rugoviane në diasporë". Bota Press Lajme. Bota Press. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2016. Marrë më 6 nëntor 2016.
- ↑ Kihlström, Christina. "Albanskt Kulturmöte Anordnas I Falkhallen". Hallands Nyheter. Hallands Nyheter. Marrë më 6 nëntor 2016.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ Sot, Bota. "U Promovua Libri "Vepra" I Autorit Hysen Ibrahimi". Bota Sot Lajme. Bota Sot. Marrë më 6 nëntor 2016.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ http://www.botasot.info/diaspora/695164/magjia-e-te-shkruarit-nxjerre-nga-fakte-dhe-dokumentacione/
- ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 4 nëntor 2017.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ https://www.youtube.com/watch?v=mduSgab_7Ls
- ↑ http://www.botasot.info/diaspora/721092/doli-nga-shtypi-libri-dhoma-334-autor-saranda-iseni-dhe-hysen-ibrahimi/
- ↑ Botimpex (2022-01-10). "Vepra 3 : të dhëna autobiografike - Ibrahimi, Hysen (Hysen Ibrahimi)". www.botimpex.com. Marrë më 2022-01-10.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ Kosova, Lindore (2022-01-10). "Kosovalindore.com » VEPRA 3 ME TË DHËNA PUBLICISTIKE E SHKRIME TË BOTUAR NGA VET AUTORI HYSEN IBRAHIMI". Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2022. Marrë më 2022-01-10.
- ↑ "Doli libri "AVDYL UKA HERO I DËSHMUAR I ATDHEUT" – Nga Prof. Fetah Bahtiri". VOAL - Voice of Albanians (në anglishte amerikane). 2020-02-29. Marrë më 2022-01-10.
- ↑ HYSEN IBRAHIMI 30 vjet nga rezistenca e Avdyl Ukes 22 06 2021, Vushtrri, marrë më 2023-02-26
- ↑ "DOLI NGA SHTYPI LIBRI „NEZIR ZASELLA LUFTËTAR E ATDHETAR I PËRBETUAR", I AUTORIT AVDYL UKA – Nga Prof. Fetah BAHTIRI, recension - In For" (në anglishte amerikane). 2020-09-17. Marrë më 2022-01-10.
- ↑ "HYSEN IBRAHIMI 30 vjet nga rezistenca e Avdyl Ukes 22 06 2021, Vushtrri". Youtube. 2022-01-10. Marrë më 2022-01-10.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ "Avdyl Uka mbetët flakadan i ndezur i mbrojtjes së pragut të shtëpisë". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2023-02-26.
- ↑ "Avdyl Uka mbetët flakadan i ndezur i mbrojtjes së pragut të shtëpisë | DRINI.us". Marrë më 2023-02-26.
- ↑ Libri, "Avdyl Uka, Hero i Dëshmuar i Atdheut 2", autori Hysen Ibrahimi, marrë më 2023-02-26
- ↑ "Hysen Ibrahimi, ose pena e vyer pan shqiptare në Skandinavi". Diaspora Shqiptare. 2023-01-25. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2023. Marrë më 2023-02-26.
- ↑ "HYSEN IBRAHIMI, OSE PENA E VYER PAN SHQIPTARE - shtypi.net" (në anglishte amerikane). 2023-01-25. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2023. Marrë më 2023-02-26.
- ↑ admin (2023-01-25). "HYSEN IBRAHIMI, OSE PENA E VYER PAN SHQIPTARE". FJALA e LIRË. Marrë më 2023-02-26.
- ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2016-11-24. Marrë më 2016-11-18.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ https://web.facebook.com/pg/edirama.al/photos/?tab=album&album_id=10153239397926523
- ↑ http://www.botasot.info/kultura/748953/thesari-kombetar-vjen-ne-tropoje/
- ↑ https://www.voal.ch/thesar-kombetar-vjen-ne-tropoje-nga-kadri-tarelli/
- ↑ https://www.youtube.com/watch?v=39gqFrpSNdc
- ↑ http://www.botasot.info/kultura/738133/takimet-letrare-te-guri-i-plakes/
- ↑ https://www.youtube.com/watch?v=sTqftifyaeU
- ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 4 nëntor 2017.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ "Hysen Ibrahimi dhe drita shqiptare e Suedisë". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2022-01-10.
- ↑ "Hysen Ibrahimi shpallet "Kryetar nderi" i Shoqatës së Shkrimtarëve të Pejës". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2022-01-10.
- ↑ "HYSEN IBRAHIMI, "Peja poetike 2021", Pejë, 5 qershor 2021". Youtube. 2022-01-10. Marrë më 2022-01-10.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ "Bota Sot Diaspora".
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ "Revista Drini". Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2020. Marrë më 10 janar 2020.
- ↑ "Tetova Sot".
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ "Bota Sot,".
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ "Kult Plus".
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)[lidhje e vdekur] - ↑ "Fjala Info". Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2020. Marrë më 10 janar 2020.
- ↑ "HYSEN IBRAHIMI, "Papa Klementi XI Albani" mbeshtet krijimin e asociacioneve kulturore, Bulec, 2021". Youtube. 2021-06-13. Marrë më 2022-01-10.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ "Kuvendi i Trete Zgjedhor, Youtube".
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- rtklive.com
- PapaKlementi, Suedi
- Hysen Ibrahimi, Youtube
- tetovasot.com
- revistadrini.info Arkivuar 15 janar 2020 tek Wayback Machine
- fjala.info Arkivuar 15 janar 2020 tek Wayback Machine
- telegrafi.com
- botapress.info Arkivuar 14 janar 2020 tek Wayback Machine
- Agjencia Shteterore e Arkivave te Kosoves[lidhje e vdekur]
- botasot.info
- botasot.info