Jump to content

Hysen Kobellari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hysen Kobellari
Portret
U lind në
ShtetësiaShqipëri

Hysen Kobellari lindi më 2 tetor 1958Korçë. Është shkrimtar dhe ekonomist shqiptar.

lindi në Korçë më 2 tetor të vitit 1958. Mësimet e para i mori në vendlindje. U diplomua për shkencat ekonomike, në financë-kontabilitet në Tirane me rezultate të shkëlqyera. Ne vitin 1983 fitoi diplomë me titullin “Financier i Lartë”. Fillimisht u përzgjodh për pedagog, por për të pasur stazh specialiteti në prodhim, u emërua në Sopot të Librazhdit, pastaj punoi në sistemin e auditit, në sistemin bankar, etj. në këtë rreth. Përfundoi një sërë studimesh me rëndësi në fushën e financave dhe kontabilitetit, duke kërkuar gradën shkencore të doktorit. Botoi në revista të specializuara brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që ushtrohej edhe në punët letrare e shoqerore, duke akumuluar një material të gjerë jetësor. Në vitin 1989 u emërua në institucione shkencore si Stacioni i Panxharit (Sugar Beet Station), Instituti i Kërkimeve në Bimë të Arave (IKBA), etj., ndërsa së fundi iu përkushtua sistemit bankar dhe të kreditit, duke drejtuar Agjencinë e Trajtimit të Kredive (ATK). Punon gjithashtu si pedagog i jashtëm në degën e Agrobiznesit në Universitetin F. S. Noli, në Korçë prej disa vitesh.Qysh në adoleshencë bashkëpunoi me shtypin letrar, lokal e qendror, si me gazetat “Përpara”,"Studenti i bujqesisë" “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, “Drita ”, “nëntori”, “Pionieri”, etj. ku botoi reportazhe, poezi, ese, përshkrime e kronika jetësore, skica e tregime, etj. Bashkëpunoi për një kohë të gjatë me Radio Korçën, duke drejtuar rubrika ekonomiko – shkencore dhe letrare. Librin e parë e botoi më 1995 me titull “Qesh kush qesh i fundit” me fabula. Është ndër autorët më aktive të Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re”, duke qenë nënkryetar i saj si dhe shërben si Sekretar i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për Rajonin e Korçës, pas riorganizimit . U profilizua kyesisht për letërsinë e fëmijëve dhe të rinjve, po ashtu për gjinitë e humorit, skenës, fantashkencë dhe kritikë eseistike, duke ndjekur rrjedhat bashkëkohore të zhvillimeve letrare. Disa nga veprat e tija janë përkthyer në disa gjuhë si : italisht,gjermanisht, greqisht,etj. Ka fituar disa Cmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne vitin 2000 u nderua me cmim te pare ne konkursin "Primalpe" ne Cuneo, Itali per tregimin Buka ( Il Pane ), perfshire ne Librin "La mia Albania", qe u botua pas konkursit. Ne vitin 2019 fitoi cmimin per rrefenja me e mire ne Konkursin e Ministrise se Kultures me librin " Gjahtaret e Nuselales " , me motivacion : “Për merita të spikatura në qëmtimin, përpunimin dhe sjelljen në një kontekst të ri letrar të një trashëgimie folklorike që kemi nevojë ta kultivojmë tek fëmijët tanë si pasuri identitare”.

..

Deri tani ka botuar këta libra :

  • “Qesh kush qesh i fundit”, fabula 1995;
  • “Aventurat e Lundrak Budallushit të vogël”, novelë përrallë, 1998;
  • “Edhe frika i ruan vreshtat”,vjersha humoristike,fabula,epigrame,1998;
  • “Xhina, Roku dhe Kukullat magjike”, novelë përrallë, 2000;
  • "La mia Albania", racconti, bashkeautor, Primalpe, Cuneo, Italy, 2000;
  • “Rrobashqepëse Çiljeta”, tregime, 2005;
  • “Bjeri gajdes, gajdexhi”, tregime e skica humoristike, 2006;
  • “Kurbatka e bukur”, roman, 2008
  • "Gjahtaret e Nuselales", Rrefenje, Novele-Perralle, Tirane, Shkup, 2019
  • "Erosmetri", proze e zgjedhur, Tirane, 2019.
  • "Mbreti Gafur dhe Gjysmekungulli", Perralla dhe Ndodhi Gazmore, 2021
  • "Qershia zemerbardhe", Rrefenje, 2024
  • "Bukurzana dhe Vajzat e Qytetit", Perralla dhe Ndodhi gazmore, 2024

*********

DISA VLERËSIME TË SHTYPIT DHE KOLEGËVE PËR KRIJIMTARINË E SHKRIMTARIT HYSEN KOBELLARI.

-Hysen Kobellari … paraqitet si krijues me mundësi të mëdha për të ardhmen. “Republika”, 19 gusht 1997;

-Krijimet e tij i karakterizon humori i hollë, vargu i rrjedhshëm, me rime e ritëm, gjuha e pastër. Revista “Ylberi”, Gjenevë, dhjetor 1998;

-Shkrimtari ka botuar dy libra me fabula cilësore, por njihet më shumë si një intervistues i thekur e me fantazi… “Intervista”, Nr. 330;

-Shkrimtari Hysen Kobellari, në krijimtarinë e vet letrare, karakterizohet nga thjeshtësia e të shprehurit, thellësia e mendimet dhe mesazhi filozofik që transmeton tek lexuesi. “Drita”, 26 gusht 2001;

-Hysen Kobellari, Anderseni ynë, është shkrimtar me ekran të gjerë. Skënder Rusi, 2 tetor 2011;

-Shkrimtari Hysen Kobellari është për lexuesin mik, me fjalën e mençur e të gëzuar… Bujar Balliu, 2 dhjetor 2012;

Hysen KOBELLARI është shkrimtar i talentuar në letërsinë për fëmijë e të rinj në kohën e sotme.

    Duke botuar në vitet e fundit të shekullit të kaluar dhe  në vitet e para të mijëvjeçarit të ri, ai ka synuar të japë  vepra sa më cilësore, përmes librave të vet me magjinë e bukurinë e përrallës së kultivuar. Është fitues i disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, në konkurse letrare, në festivale apo revista të ndryshme: Çmimi i Parë në Konkursin “Primalpe”, Cuneo, Itali për tregimin “Buka” (Il Pane), 2000; Çmim nga Revista “Bujqësia Shqiptare” në 80 – vjetorin e saj për tregimin “I thuaj bufit, Mirmëngjes !” 2001; “Çmimet “Hans Kristian Andersen” dhe “Sterjo Spasse” nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artisteve, etj.  
Disa prej krijimeve të tij janë përkthyer në gjuhët të tjera si italisht, gjermanisht, greqisht, hollandisht, turqisht, maqedonisht, rumanisht, etj.                                                                              

Skënder. DEMOLLI, 22 mars 2012

Pra, shkrimtari Kobellari, nëpërmjet një rrëfimi të përftuar me përkushtim, na “gjezdis”, përkatësisht na kthen në një botë sa tërheqëse, aq dhe të veçantë, të pasur e të mrekullueshme, që jeta e përditshme na e largon pandërprerë, po rrëfimi na e përtërin përmes magjisë së tij, duke e “ringjallur” nga nënvetëdija jonë, aty ku gjërat, siç thuhet, mbesin përherë. Me një fjalë, “Gjahtarët e Nuselalës” na plotëson sado pak atë që, ndoshta, shumë prej lexuesve të sotëm, nuk e kanë përjetuar më parë, siç thotë me të drejtë Herderi: “Në karakterin e fëmijës, që nuk ka dëgjuar përralla, mbetet një zbrazëti që më vonë nuk mund të kompensohet”.

                                                           Prof.Dr. Anton Nikë BERISHA

Një këndvështrim mes idesë, gjuhës dhe muzikalitetit Nga Fatmir TERZIU

Fatmir Terziu, Ph.D, Londër,Britani e Madhe.

Aty ku lexohet qartë poezia diamante e Kobellarit

Në vend të hyrjes

Kur mer në konsideratë Hysen Kobellarin si krijues, natyrshëm stacioni tij është i lëvizshëm. Themi kështu se ai diktohet në fushën e tij studimore, rreket tek fabula, diktohet në fushën e novelës dhe përrallës, kalon në gjininë e humorit dhe natyrshëm lexohet tek vjersha humoristike,fabula,epigrame e më së fundi edhe tek poezia. Hysen Kobellari lindi në Korçë më 2 tetor të vitit 1958. Mësimet e para i mori në vendlindje. U diplomua për shkencat ekonomike, në financë-kontabilitet në Tiranë me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1983 fitoi diplomë me titullin “Financier i lartë”. Fillimisht u përzgjodh për pedagog, por për të pasur stazh specialiteti në prodhim, u emërua në Sopot të Librazhdit, pastaj punoi në sistemin e auditit, në sistemin bankar, etj. në këtë rreth. Përfundoi një sërë studimesh me rëndësi në fushën e financave dhe kontabilitetit, duke kërkuar gradën shkencore të doktorit. Botoi në revista të specializuara brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që ushtrohej edhe në punët letrare, duke akumuluar një material të gjerë jetësor.

Në vitin 1989 u emërua në institucione shkencore si Stacioni i Panxharit (Sugar Beet Station), Instituti i Kërkimeve në Bimë të Arave (IKBA), etj., ndërsa së fundi iu përkushtua sistemit bankar dhe të kreditit, duke drejtuar Agjencinë e Trajtimit të Kredive (ATK). Punon gjithashtu si pedagog i jashtëm në degën e Agrobiznesit në Universitetin F. S. Noli, në Korçë. Që në adoleshencë bashkëpunoi me shtypin letrar, lokal e qendror, si me gazetat “Përpara”,"Studenti i bujqesise" “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë”, “Drita”, “nëntori”, “Pionieri”, etj. ku botoi reportazhe, poezi, ese, përshkrime e kronika jetësore, skica e tregime, etj. Bashkëpunoi për një kohë të gjatë me Radio Korçën, duke drejtuar rubrika ekonomiko – shkencore dhe letrare. Librin e parë e botoi më 1995 me titull “Qesh kush qesh i fundit” me fabula. Është ndër autorët më aktivë të Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re”, duke qenë nënkryetar i saj si dhe shërben si Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për Rajonin e Korçës, pas riorganizimit të ri të saj. U profilua kyesisht për letërsinë e fëmijëve dhe të rinjve, po ashtu për gjinitë e humorit, skenës, fantashkencë dhe kritikë eseistike, duke ndjekur rrjedhat bashkëkohore të zhvillimeve letrare. Disa nga veprat e tija janë përkthyer në disa gjuhë si : italisht, gjermanisht, turqisht, greqisht, etj. Ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Deri tani ka botuar këta libra :

   * “Qesh kush qesh i fundit”, fabula 1995;
   * “ Aventurat e  Lundrak Budallushit të vogël”, novelë përrallë, 1998;
   * “Edhe frika i ruan vreshtat”,vjersha humoristike,fabula,epigrame,1998;
   * “Xhina, Roku dhe Kukullat magjike”, novelë përrallë, 2000;
   * “Rrobaqepëse Çiljeta”, tregime, 2005;
   * “Bjeri gajdes, gajdexhi”, tregime e skica humoristike, 2006;
   * “Kurbatka e bukur”, roman, 2008.

Por këtë herë ndalesa jonë është tek poezia e tij. Në këtë ndalesë ne mendojmë të përcjellim për lexuesin dhe studiuesin e interesuar lidhjen mes idesë, gjuhës, muzikalitetit dhe tërë strukturës së ‘muzikalitetit’ dhe ‘monovalencës’ të cilës kohë më parë iu referuan studiues shqiptarë si Mitrush Kuteli, Zenel Sopoti, Krist Maloki etj. Aty ku lexohet qartë poezia diamante e Kobellarit Tre gjëra të vijnë ndërmend teksa lexon poezitë e shkrimtarit dhe poetit korçar, Hysen Kobellari; ideja, gjuha dhe muzikaliteti. Këto tre gjëra esenciale bëjnë që poezia e Kobellarit të ngulet thellë në kopshtin e begatë të saj si një pemë e shëndoshë, e bukur dhe kryeneçe. Ideja është tërësia filozofike e autorit e ardhur nga kohëlëvrimi i tij në fushën e letrave. Gjuha është latuesja e tij semantike që e afron këtë vlerë në majën e poezisë me nivel. Muzikaliteti është tipiku i vargut të tij të lirë. Të treja këto pikasje bashkohen në një pikë. Në pikën përkufizuese të poezisë si një vlerë e veçantë krijuese, të cilën Fjalori i Nelsonit (Nelson’s Encyclopaedia) e sqaron qartë: “Poezia: gjuha e përdorur në rrugë të atillë që të shprehë çdo gjë që është përfshirë në një eksperiencë-ndjenjë (fizike apo sensacionale), emocion apo mendim” (1951:519). Dhe këtë e bën një poezi e tillë si poezia “Çast”, e realizon një poezi si poezia “Mësim Kimie”, apo edhe një poezi si poezia “Xhindi çamarrok, liqeni dhe çupërlina”. Të tre këto poezi kanë një pikë të tillë të përbashkët ku pikëtakohen ideja, gjuha dhe muzikaliteti. Por pse Kobellari lexohet rrjedhshëm dhe ndjeshëm, mjaft i kualifikuar në vargun e tij? Poezia e tij edhe pse nuk është thjesht një model me shtatë linja, që formon formën e një poezie ‘diamant’, përpos strukturës së saj dhe tre elementëve esencialë të saj afron një pamje disi homologe me poezinë e quajtur diamante. Kjo strukturë, kjo formë e kësaj poezie lexohet rrjellshëm. Së dyti të jep muzikalitet. Dhe së treti të krijon frymëmarrje. Ja si ndodh tek poezia “Mësim Kimie”. Le të shohim pjesën e parë të saj:

                 Ndërtimi i Lëndës,
    më i thjeshtë se Histori e Mbretërve,
                   o shkencëtarë !
           Hidrogjeni - element i parë;
                A r i - element i 79 -të
      Këtu fillon prishja e botës mbarë ...

A nuk e plotëson formën dhe strukturën e një poezie diamante? Ja kush quhet poezi diamante. Një poemë Diamante është një poemë me gjashtë ose shtatë vargje (linja) në formën e një diamanti që fillon me një temë ose lëndë dhe përfundon në të kundërtën e saktë. Nuk është një format i paracaktuar, por kuptohet dhe perceptohet si i tillë. Linja e parë, vargu i parë, është subjekti, vargu i dytë janë dy mbiemra që plotësojnë dy gjëra krahasuese, linja e tretë (vargu i tretë) strukturon subjektin, vargu i katërt shtron linjën sqaruese duke e ndarë, proporcionuar, në këtë rast është ‘hidrogjeni’, pastaj është ari në vargun e pestë dhe vargu i gjashtë jep të kundërtën e vargut të parë ose enigmën që zgjidh e tërë lidhja vargore në gjashtë apo shtatë linja. Në këtë rast të gjashtë vargjet e poezisë së Kobellarit na afrojnë një model të bukur të poezisë diamante në gjuhën shqipe. Ja edhe tek poezia “Çast” kushtuar poetit Ilir Belliu:

                  “Dhe mizat e verdha të diellit
                    pështyjnë rreze të kuqe
                    kope të gjalla vetmish
                         dritë mbjellin;
                            Ngjethen,
                vdekjen marrin e jetën sjellin”

Lidhja teorike E gjithë kjo strukturë me të cilën poezia diamante komunikon ka një lidhje të detajuar me ‘pozën’ të cilën e merr poezia si shkak nga latinja ‘contemplativus’ të cilën studiuesi dhe kritiku shqiptar, Zenel Sopoti, e ka sendërtuar në formën trelidhëse ide, gjuhë, muzikalitet duke na formuar kështu një mundësi më të fortë njohëse për diçka që kundron, që është e prirur të shikojë në mënyrë pasive jetën dhe botën, pra që i përket kontemplacionit (Sopoti; 1941:3). shkurt sipas një referimi më të hollësishëm kjo dukuri që lidhet me poezinë në përgjithësi, por në veçanti me poezitë e mara në konsideratë mund të konvertohet në një diagramë semantike që ndihmon lidhjen me medimin. Meditimi sipas shkrimtari anglo-amerikan Thomas Merton, po aq edhe sipas poezisë së tij është "shprehja më e lartë e jetës intelektuale dhe shpirtërore të njeriut." Kjo është një lloj pamje shpirtërore që "sheh çdo gjë shpërfytyruar" në besim, dhe vjen si një ndjenjë e brendshme për të transmetuar nëpërmjet kodeve personale të prodhuara mes njohurisë dhe perceptimit. Mjaftom vargu “vdekjen marrin e jetën sjellin” të krijohet një aspekt më i lehtë njohës dhe determinues në këtë proces që karakterizohet më tej në një ingranazh disi të ndërlidhur me faktin tjetër të cilin Sopoti e quan ‘epror’ me një huazim nga latinja ‘supremus’. Duke e bërë më tej lidhjen mes kësaj teorie le të ndalemi edhe tek Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko), kur ai i kundërvihet Dr Krist Malokit, në lidhje me poetin Lasgush Poradeci, të cilin Maloki e pati vënë në dyshim si poet, duke e cilësuar ‘monovalent’. Ndërsa Maloki gjen shkas të parathotë se ‘poezia e Poradecit ka një muzikalitet të pa shoq në letraturën shqiptare”, Kuteli argumenton me Homerin, Heine, Lermontov etj. duke plotësuar se ‘monovalenca’ dhe ‘muzikaliteti’ janë thembra e Akilit për një lidhje mes treshes, ide, gjuhë dhe poezi të mirëfilltë (Kuteli; 1944: 1-4). Sipas kësaj teorie pasi ne e përjetojmë këtë lloj pamje medituese (ne), ne mund edhe më lehtë të përjetojmë gëzimin e mbinatyrshëm në mes të të gjitha rrethanave, përfshirë edhe ato negative. Kjo është për shkak se e gjithë bota dhe të gjitha ngjarjet e zakonshme të jetës sonë bëhen të përflakura me praninë dhe veprimin adekuat e të domosdoshëm. Megjithatë, është e rëndësishme të pranojmë se meditimi nuk është diçka që ne të arrijmë në fuqinë tonë të vetme. Aftësia për të përjetuar praninë e muzikalitetit është gjithmonë një dhuratë nga pena që kanë, dinë dhe transmetojnë njohuri. Përfundim Poezia e Kobellarit mbetet një sistematikë e frymëzimit poetik. Ajo ka një risi të kënduar mes variacioneve të ndryshme poetike. Si një e tillë ajo komunikon bukur dhe lexueshëm. Poeti ka një rrugë të hapur, është puna e tij që e determonon këtë rrugëtim.

       HYSEN KOBELLARI
                      M Ë S I M   K I M I E
                      
                   Ndërtimi i Lëndës,
                   më i thjeshtë se Histori e Mbretërve,
                   o shkencëtarë !
                   Hidrogjeni - element i parë;
                   A r i - element i 79 -të
                   Këtu fillon prishja e botës mbarë ...
                           U r a n i -
                   element i 92 - të,
                                      i fundit, thonë;
                   Pas tij nis shkretimi i Gjithësisë,
                   I Lindjes,
                              Perëndimit,
                                          Jugut, 
                                                  Veriut ...
                   Përse u dashkan zbuluar elementë të tjerë ?!
                                       Zbuloni Dashurinë, hej !
                   Element i selitur brenda Zotit,
                                    brenda Njeriut ! 
 
                         Ç A S T
                               Poetit Ilir BELLIU
                    Dhe mizat e verdha të diellit
                    pështyjnë rreze të kuqe
                    kope të gjalla vetmish
                                           dritë mbjellin;
                    Ngjethen,
                              vdekjen marrin e jetën sjellin;
                    Rënqethen,
                                  shfrejnë prej dëshirës
                    Dhe qan në qiell i vetmuar
                    Miu i verdhë i shkretëtirës.
                    Miu i shkretëtirës bëhet peshk,
                    mbret i ujrave.
                    
                    Përse mos shkosh me mbretërit edhe ti ?!
                    
                    Është stina e luleve
                    çdo sekondë, një rënkim,
                    një brengë, një harrim.
                                        Ankthe papushim.
                    Zhytu mes ujrave,
                    ogiç pas vegimit tënd,
                    drejt një kohe të pasosur !
                  
                    Na hëngri të gjallë, kjo vetmi e sterrosur... 
                    
                    Oh, si ma cingërris zemrën
                    buzëqeshja jote e brengosur !  
                                                        
                    XHINDI ÇAMARROK, LIQENI DHE ÇUPËRLINA
                    Mbi të djeshmen njomzake fluturoi ajo
                    mbi liqen
                    Qesh e luan.
                                  Motiv Ilirie.
               
                    Pajdisur me Xhindin Çamarrok
                    Bota nga e para nis.
                    Flatrat e flakta ia mbi shpirt ia nden
                    midis nofullash të ujta diçka bluan ...
                          Përralla dhe Tirq.
                    Kostumin e Jashtëtokësorëve.
                    Çupërlina kryeneçe mokrare,
                                                nazelie
                    nuk ia hedh sytë xhindit me pelerinë...
                    Dallgë e liqenit ngrihet
                    si këmishë lazgushiane në erë,
                    atje ku nositi ka shtëpinë ...
                    Ai zemrën e bëri klinikë shpirëtorore,
                    me perin e gjakut të vet arnon
                                                  plagë njerëzore;
                    Qepeshqep pambarim.
                    
                    Dëshpërimisht mbetet i mjerë
                    kush kërkon vetminë.
                    Xhindi Çamarrok, Liqeni dhe Çupërlina
                    vallzojnë lingthi krahëhapur
                    dhe zbret nga rrotëdisku i diellit
                    rrëkeza e kërthizës së përgjakur ...      
                    
                    Liqenit i përflaket mjekra lara - lara,
                    muzikantit shaluar mbi hënë
                    i shkrin mbi gjoks kitara. 
                    
                    Xhindi, Liqeni, Çupërlina dallgaviten
                                              puthen, përputhen,
                    Thërrmohen si copra yjesh,
                                               zhduken,
                                               zhuriten.
                                                                        
                      ULKONJA E ËNDRRAVE
  
                        Etje vere
                    bisha ngjitet malit
                    E ç'dimë ne për etjen dhe urinë ?!
                    Ëndrra - motër me shpresën,
                    Ëndrra, Bota, Profecia ...
                            Bisha e etur
                    ngjitet, edhe pse e di që burimet 
                                     rrjedhin poshtë
                    dhe dielli është lart.
                            Bisha e mençur
                    ngjitet të lëpijë vjedhurazi 
                                      farën e ëndrrës
                            Ëndrrën e shëndoshë.
                    Ajo shëndoshet duke ecur
                    nëpër shtigje të thepisura,
                    nëpër tehe kockash pa mish,
                    nëpër thumba bletësh që lodrojnë
                    Luleve të Detit të së Keqes ...
                    Ujitni gjakun e pafajësisë
                    që rrjedh nga zemra e njerëzisë !
                           Ëndrrat shëndoshen
                    mjegull lavdie duke pirë
                    shtegut të ngushtë me dëborë të ngrirë.
                           Bisha nuk ka uri për gjek,
                    ka neps për ëndrra ...
                                     Gjarpër tek musëndrra,
                                     Kryevepër në Kishë ...
                        Ëndrra, më e lashtë se balta                 
                    Hëngërsh kokën tënde,
                                          moj bishë !
                  

MJEGULL KA RËNË PËRMBI BEDENA ...

                    Gjithandej mjegull përmbi bedena,
                    Përse thonë që Ali Pasha ka shtatë zemra ?!
                    Kështjellat - Oda, ku yjet kanë arenën,
                    Era dhe shiu i Tepelenës këtu janë.
                         Mbi një shkëmb, si sofër,
                    Xha Aliu me ndjekësit pi duhan.
                    Ditë e natë pijnë merakun e pamasë,
                    thithin hallet e mëdha të fukarasë.
                    Etja për liri ia ngjyen sytë e sertë,
                    inati i paskaj ia ngre qimet përpjetë.
                    Struken atje të egrat dhi; Perandoria
                    që kurrë s'i hapi udhë,
                                            po me dredhi ...
                    Në sy e ka si halë ...
                    Prej flokëve me djersë del mjegull
                                                    palë - palë,
                    ushqen e fsheh dhitë e pabindura,
                    Perandorinë kryeneçe, të ligë,
                    Popullin që nuk vetëmban rregull 
                    pa kërbaç e frikë...
                    Po dielli bije dhe mjegulla bën fir,
                    Çibukët e duhanit shndërrohen në oxhakë,
                    buzëve të kohrave mbërthyer me kapakë ...
                    Hesht, vetëm hesh Ali Pashai,
                    Ky vigan i egër.
                    Trupin përmbi tokë, 
                                        kokën nëpër mjegull ...
                    Fluturo, shqiponjë mbi male, fluturo !
                    Toka i pret trupat,
                    mjegulla kokat - jo !
                             Mjegullën e thithin
                    gjethet, pylli,
                                    drurët bëhen letër, libra,
                    Histori.
                    Dilni, të blini Historinë e Plakut të Hekurt,
                    që të mund të kuptoni pakëz Shqipëri !

Deri tani ka botuar këta libra :