Babai
Babai ose i ati është prindi mashkull i fëmijës. Përveç lidhjeve prindërore të një babai me fëmijët e tij, ai mund të ketë marrëdhënie prindërore, ligjore dhe shoqërore ashtu si edhe disa të drejta dhe detyrime. Një baba adoptues është një mashkull i cili është bërë prindi i fëmijës nëpërmjet procesit ligjor të adoptimit. Një baba biologjik është kontribuesi gjenetik mashkullor në krijimin e foshnjës, nëpërmjet marrëdhënies seksuale ose dhurimit të spermës. Babai biologjik mund të ketë detyrime ligjore ndaj një fëmije që nuk është rritur prej tij, siç është detyrimi i mbështetjes financiare. Një baba i supozuar është një burrë, marrëdhënia biologjike e të cilit me një fëmijë, ende nuk është vërtetuar. Njerku është një mashkull që është bashkëshorti i nënës së fëmijës dhe ata mund të formojnë një njësi familjare, por që në përgjithësi nuk kanë të drejtat dhe përgjegjësitë ligjore të një prindi në lidhje me fëmijën. Termat më të shpeshtë me të cilët fëmija i drejtohet babait jane: bab, babi, baba, babush, bush, etj.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |