Jump to content

Ian McTaggart-Cowan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ian McTaggart-Cowan (25 qershor 1910 – 18 prill 2010) është zoolog, konservacionist dhe prezantues skocezo-kanadezë. Ai është quajtur si "Babai i ekologjisë".[1] Ai ishte vëllau i meterologut Patrick McTaggart-Cowan.

McTaggart-Cowan lindi në Edinburg, Skoci dhe shkoi në North Vancouver, Kolumbia Britanike, Kanadë së bashku me familjen e tij kur ishte tre vjeç. Ai i përfundoi studimet e tij në Universitetin e Kolumbisë Britanike dhe pastaj në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. Pas kthimit të tij në Kanadë, ai morri pozitë në muze në Kolumbinë Britanike për gjashtë vite, para se të bëhet profesor në Universitetin e Kolumbisë Britanike, ku e themeloi programin për kafshë të egra në universitet në Kanadë.

McTaggart-Cowan ishte kreu i departamentit të zoologjisë në Universitetin e Kolumbisë Britanike nga viti 1953 deri më 1964, pas së cilës u bë kreu i studimeve të diplomës.[2] Pas daljes në pension më 1975, ai u bë kancelar në Universitetin e Viktorisë prej 1979 deri më 1984.[3]

McTaggart-Cowan ka qenë i martuar me Joyce McTaggart-Cowan për më shumë se 70 vite. Ata kanë pasur një djalë, Garry dhe një vajzë, Ann.[3]

  1. ^ "The roots of Canadian ecology". University of Victoria. 21 janar 2016. Marrë më 4 shkurt 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Ian McTaggart-Cowan". Drupal.wildlife.org. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2016. Marrë më 4 shkurt 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "Past UVic Chancellors – University of Victoria". Uvic.ca. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2016. Marrë më 4 shkurt 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)