Ibrahim Gashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ibrahim Gashi (lindur më 6 prill 1963 në Llapushnik, Drenas) është historian shqiptar nga Kosova.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ibrahim Gashi shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Prishtinës, ku në vitin 1994, mbrojti edhe tezën e magjistraturës dhe filloi punën si asistent (1994-1998) dhe si ligjërues (1998-2004), në Departamentin e Historisë të Fakultetit Filozofik, të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2003 u doktorua në historinë politike të Ballkanit në një program studimor trevjeçar (pa shkëputje nga puna) në Institutin për Studime të Evropës Juglindore, në Universitetin e Gracit (Austri). Nga viti 2004 u zgjodh profesor asistent në Departamentin e Shkencave Politike të UP-së, ku punon edhe aktualisht si profesor i asociuar për lëndët: Histori e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Politika e Jashtme dhe Diplomacia.

Para se të hyjë në politikë ka ushtruar disa funksione të rëndësishme akademike në Universitetin e Prishtinës si: Koordinator i Qendrës për Mësimdhënie të Përsosur (2004-2008); Shef i Departamentit të Shkencave Politike (2004-2007) dhe Anëtar i Bordit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (2005-2006); Zëdhënës i Universitetit të Prishtinës (2005-2006).

Në tetor të vitit 2006 në Kuvendin themelues të AKR-së Ibrahim Gashi është zgjedhur anëtar i Kryesisë së AKR-së dhe më pas nënkryetar, post që e mban edhe aktualisht (2011). Në zgjedhjet e vitit 2007 u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës ku e përfaqëson AKR-në në organin më të lartë të Kuvendit, pra është anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme.

Ne vitin 2012, ne Universitetin e Prishtinës, u zgjodh rektor i Universitetit te Prishtinës. Gjatë vitit 2013, Ibrahim Gashi publikoi tri punime në një revistë grabitçare me të cilat siguroi zgjedhjen në thirrjen e profesorit të rregullt të Universitetit të Prishtinës[1][2][3]. Veprimi i tij u denoncua nga profesori Qëndrim Gashi, i cili kërkoi dorëheqjen ose shkarkimin e Ibrahim Gashit nga pozita e rektorit[4]. Më vonë, kësaj kërkese ju bashkëngjitën edhe profesorë të tjerë[5][6] dhe studentët[7].   Më 8 shkurt 2014 Ibrahim Gashi dha dorëheqje nga pozita e rektorit, pas protestave dyjavëshe të studentëve dhe shoqërisë civile[8].

Më 14 nëntor 2016 aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës ku u prit nga kryetari, Kadri Veseli[9].

Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Bashkëshortja e tij punon edukatore. Jeton në Prishtinë dhe në Llapushnik.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "I.J.E.M.S., VOL.4 (2) 2013:212-217" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 dhjetor 2018. Marrë më 20 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "I.J.E.M.S., VOL.4(2) 2013: 125-131" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 dhjetor 2018. Marrë më 20 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "I.J.E.M.S., VOL.4 (2) 2013: 87-91" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 dhjetor 2018. Marrë më 20 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Qëndrim Gashi: Rektori mashtrues duhet të japë dorëheqje, ose të shkarkohet". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Dukagjin Pupovci: Rektor, jep dorëheqje". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  6. ^ "Dorëheqja e Rektorit nuk vihet më në pyetje". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Studentët nesër në protestë për të kërkuar dorëheqjen e rektorit Gashi". Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2014. Marrë më 20 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Dorëhiqet Ibrahim Gashi". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Ibrahim Gashi aderon në PDK". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 20 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)