Jump to content

Idadija

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Idadija ishte një shkollë e mesme e lartë osmane e tipit të internatit. Idadijet ishin shkolla në nivelin e gjimnazeve të larta dhe u themeluan me dekretin osman të vitit 1869, sipas të cilit secili qytet me më së paku 1000 familje duhej të kishte një shkollë të tillë.[1]

Idadija ishte një institucion i rëndësishëm arsimor që përgatiste nxënësit për studime të mëtejshme dhe për shërbime publike. Në këto institucione, nxënësit merrnin një arsim të avancuar dhe të gjithanshëm, duke përfshirë lëndë shkencore dhe humanitare.

Këto shkolla ishin një element kyç në zhvillimin intelektual dhe profesional të rinisë së asaj kohe, duke kontribuar në formimin e elitave të ardhshme në fusha të ndryshme të shoqërisë.

Në këto shkolla, mësimi përfshinte lëndë teorike dhe praktike si fizikë, kimi, logjikë, algjebër, trigonometri, kosmografi, kontabilitet, gjeografi, histori etj. Mësimi zgjaste 3-4 vjet. Idadijet u hapën edhe në trevat shqiptare, ku më e njohura prej tyre ishte Idadija ushtarake e Manastirit.[2]

  1. ^ Hajrullah Koliqi (2022) Fjalor Enciklopedik i Edukimit, Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës, fq. 599
  2. ^ "İDÂDÎ". TDV İslâm Ansiklopedisi (në turqisht). Marrë më 2024-11-15.