Shkolla ushtarake e Manastirit
Shkolla e Mesme Ushtarake e Manastirit ose Idadija ushtarake e Manastirit (turqisht: Manastır Askerî İdadisi) ka qenë një institucion arsimor i themeluar në vitin 1847. Shkolla ndodhej në Manastır (Bitola i sotëm, Maqedonia e Veriut). Objektet e shkollës që nga viti 1934 janë përdorur si muze, (sot Muzeu i Manastirit).
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla Ushtarake e Manastirit ka qenë njëri nga 7 shkollat e larta ushtarake trevjeçare arsimore të Perandorisë Osmane dhe e vetmja e këtij lloji në trojet shqiptare.
Në këtë institucion të rëndësishëm arsimor kanë vijuar studimet edhe një numër i personaliteteve të shquara të asaj kohe. Një nga të shkolluarit këtu është Mustafa Kemal Atatürk (1896-1899). Madje ka një seksion të rezervuar për Mustafa Kemal Atatürk në katin e dytë të ndërtesës. Në të njëjtën kohë, këtu studionte edhe Ahmet Nijazi Resnja, një nga emrat kryesorë të Komitetit të Bashkimit dhe Përparimit. Ai është një nga udhëheqësit e kryengritjes që shpalli Monarkinë Kushtetuese të Abdülhamitit dhe gjithashtu një nga figurat e rëndësishme të Republikës që mori pjesë në Ushtrinë e Lëvizjes që shtypi Revoltën e 31 Marsit që shpërtheu në Stamboll. Në këtë institucion ka studiuar edhe Ali Shefqet Shkupi, oficer ushtarak dhe shefi i parë i Shtabit Suprem të Ushtrisë Shqiptare.
Shkollat e tjera të larta ushtarake të Perandorisë Osmane ishin: Liceu Ushtarak i Kostandinopojës (Liceu Ushtarak Kuleli) dhe Shkolla e Lartë Ushtarake e Bursës, të dyja të themeluara në vitin 1846; Shkolla e Lartë Ushtarake e Edrenesë e themeluar në vitin 1847; Shkolla e Lartë Ushtarake e Damaskut, e themeluar më 1848; Shkollën e Lartë Ushtarake të Erzurumit, e themeluar më 1873; dhe Shkollën e Lartë Ushtarake e Bagdadit, e themeluar në vitin 1876.
Studentë të shquar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mustafa Qemal Ataturku (1881–1938), themeluesi i Turqisë moderne, i cili ishte student i kësaj shkolle nga viti 1896 deri në vitin 1899.
- Ahmed Njazi Beu (1873–1912), një udhëheqës i Revolucionit Xhonturk të vitit 1908.
- Kamber Sejdini (1875-1914), ushtarak
- Beqir Grebeneja (1882-1914), ushtarak
- Hüseyin Avni Zaimler (1877–1930), oficer ushtarak dhe deputet në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë
- Fethi Okyar (1880–1943), Kryeministri i dytë i Turqisë
- Fuat Bulca (1881–1962), oficer ushtarak dhe deputet në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë
- Salih Bozok (1881–1941), oficer ushtarak dhe deputet në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë
- Nuri Conker (1882–1937), oficer ushtarak dhe deputet në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë
- Hüsrev Gerede (1884–1962), oficer ushtarak dhe deputet në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë
- Cevat Abbas Gürer (1887–1943), oficer ushtarak dhe deputet në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë
- Ali Shefqet Shkupi (1883 - 1953), oficer ushtarak dhe shef i parë i Shtabit Suprem të Ushtrisë Shqiptare
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kongresi i Manastirit
- Historia e arsimit shqiptar
- Arsimi në Maqedoninë e Veriut
- Muzeu i Kongresit të Manastirit
- Edukimi dhe arsimi në Perandorinë Osmane
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Yusuf Çam, Atatürk'ün Okuduğu Dönemde Askerî Okullar: Rüştiye, İdadî, Harbiye, 1892-1902, Genelkurmay Basım Evi, 1991.
Lidhjet e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- NI Instituti dhe Muzeu Manastir Arkivuar 22 shkurt 2018 tek Wayback Machine (Faqja e internetit e Muzeut të Manastirit Arkivuar 22 shkurt 2018 tek Wayback Machine)