Jump to content

Muzeu i Manastirit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndërtesa e muzeut
Statuja e perëndeshës së lashtë në muze

Muzeu i Manastirit është një muze në qendër të Manastirit, i vendosur në ish- Shkollën Ushtarake të Manastirit, themeluar në vitin 1847.

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përcaktimin e rrjetit të institucioneve nacionale nga sfera e kulturës (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër: 84/2003), Instituti për mbrojtjen e monumenteve të kulturës, Muzeu dhe Galeria e Manastirit mori statusin e institucionit kombëtar në fushën e kulturës dhe u emërua Instituti për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe Muzeu i Manastirit, përkatësisht Instituti dhe Muzeu i Manastirit.

Sot, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu i Manastirit është institucion kombëtar në fushën e kulturës, veprimtaria kryesore e të cilit është mbrojtja, sistemimi, përpunimi shkencor dhe prezantimi i trashëgimisë kulturore në Komunën e Manastirit .

Institucioni e realizon veprimtarinë, programin, synimet dhe detyrat e tij nëpërmjet departamenteve të veprimtarisë muzeale, veprimtarisë mbrojtëse dhe sektorit të shërbimeve të përbashkëta.

Institucioni ka të punësuar 48 persona, nga të cilët 31 persona janë me përgatitje të lartë profesionale.

Muzeu dhe Instituti i Manastirit në kryerjen e veprimtarive të tij shfrytëzon këto objekte:

  • Kazerma e vjetër
Oda e qytetit të Manastirit

Në muze mund të shihen shumë gjëra edukative dhe arsimore, si statuja të luftëtarëve të njohur (Goce Dellçev, Pitu Guli, etj. ), parahistoria e njerëzve etj.

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

41°1′25″N 21°20′8″E / 41.02361°N 21.33556°E / 41.02361; 21.33556