Idajet Sejdiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Idajet Sejdiu lindi në vitin 1961 në fshatin Bozovcë, është këngëtar i muzikës folklorike shqiptare.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Idajet Sejdiu lindi në vitin 1961 në fshatin Bozovcë që gjendet thellë në rrënzë të malit Sharr, rjedhin prej një familje të varfur, por fisnike e njohur në këtë fshat si një familje shumë e urtë.

Jashar Sejdiu shkollën katër vjecare e ka kryer në vendlindje, të mesmen-gjimnazin në Tetovë, pastaj vazhdoi Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë.

Që në moshën e re, i inspiruar nga gjyshi i tij Jusufi, filloi të këndojë pa përcjellje instrumentale në mungesë të instrumenteve folklorike, por i përcjellur nga dy shokë të tjerë që e mbanin zërrin iso.

Më vonë kur Idajeti i mbushi të trembëdhjetat u bë krahu i djathtë i Jasharit për këngë, këta dy vëllezër u benë shumë të njoftur për një kohë të shkurtër në këtë anë të malësisë së Sharrit apo siç i thonin malesorët e kësajë ane, ana e Rekës së Sharrit,

Më vonë ata migruan në Fshatin Reçicë të MadheTetovës ku vazhduan e me krijimtarinë e tyre muzikore.

Audio regjistrimet e para sëbashku më vëllaun Idajeti i arriti në stacionin radio-televiziv Radio Shkupi në vitin 1978 nën produksion të smail Hoxhës.

Sukseset artistike si "Vllezërit Sejdiu"[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vëllezërit Sejdiu që nga viti 1978 u bënë anëtarë të rregullt të Shoqatës Kulturoro-Artistike Xhemail Zeqiri të Tetovës ku morën pjësë në shumë koncerte dhe festivale të ndryshme anë e mbanë Maqedonisë dhe në Kosovë.

Më vitin 1995 morën pjesë në festivalin Oda Dibrane 1995 ku u shpërblyen si Rapsod më të mirë të festivalit më këngët "Ç’ka Tetova që lëshonë Gjamën” dhe “Jam i lumtur që jamë shqiptarë".

Pastaj më vtin 1996 përsëri në festivalin Oda Dibrane 96 kënga ”Kur kam qenë një herë më i rri” u shpall si këngë më e mirë në festival. Po këtë vitë morën pjesë edhe në festivalin që u mbajte në Preshëve ,ku u vlerësuan si dueti më i mirë në Festival me këngën ;”Malloja bylikin Shullanit” kjo ishte një këngë Kërcovare.

Në vitin 2000 patën një turne Nëpër skandinavi ku u pritën shume mirë nga shqiptarët që punojnë atje, dhe shumë e shumë suksese të tjera .

Vëllezërit Sejdiu edhe sot e kësaj dite janë anëtarë të Sh.K.A, “Xheladin Zeqiri “të Tetovës që këta dy vëllezër që janë legjendë e gjallë e këngëve të bukura të trevave të Maqedonisë perendimore,të kenë jetë të gjatë dhe shëndet ,dhe të kemi edhe shumë albume të reja dhe incizime të tjera nga këta dy bilbila tetovarë.

Albumet muzikore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]