Ilirian Zhupa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ilirian zhupa.jpg

Ilirian Zhupa ka lindur në 1957 në Tepelenë. I diplomuar i Institutit Pedagogjik së Shkodrës. Ka punuar si arsimëtar, gazetar e botues dhe ka qënë ish anëtar i degës shqipëtare të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut. Gjithashtu ka qënë dhe botues i gazetës "Populli Po". Në vitin 1994 zoti Zhupa u dënua me 2 muaj burgim nën akuzën e shpifjes kundrejt shërbimit sekret shqipëtar bashkë me 4 gazetarë të tjerë. Zhupa ishte ndër 27 nënshkruesit e peticionit të intelektualëve shqiptarë në 17 qershor 1996, duke protestuar kundër abuzimeve gjatë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Nga viti 1997 deri në 2002 ka qënë Konsull I Pergjithshëm në Konsullatën e Republikës Shqipëtare në Janine (Greqi). Nga viti 2002 deri në 2005 ka shërbyer si Konsull i Pergjithshëm në Konsullatën e Republikës Shqipëtare në Selanik (Greqi).

Aktualisht punon në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) nën kuadrin e Akademisë Dipllomatike.

Disa nga vëllimet e tij me poezi janë: "Diell mbi kaskadë"(1978), "Poezi"(1985),"Mos më pyet ku kam qenë"(1988), "Pema e Endrres"(1990).