Jump to content

Instituti Gjyqësor i Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Instituti Gjyqësor i Kosovës IGJK-ja është organ i pavarur i cili vepron në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës ose Institucionet tё cilat trashëgojnë pёrgjegjёsitё e tij për koordinimin e nevojave për aftësimin profesional të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Kosovës, për aftësimin e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor të Kosovës.[1]

Selia e Institutit Gjyqësor të Kosovës është në Prishtinë dhe IGJK-ja mund të lidhë marrëveshje pune, bashkëpunimi dhe veprimtarie shkencore, profesionale me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Këshilli drejtues i institutit përbëhet prej 13 (trembëdhjetë) anëtarëve. Nëntë anëtarë emërohen nga Kuvendi i Kosovës me propozim të institucioneve : a) 1 (një) anëtar nga Qeveria e Kosovës; 2 (dy) anëtarë nga Gjykata Supreme e Kosovës; 1 (një) anëtar nga Prokuroria Publike e Kosovës; 1 (një) anëtar nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës; 1 (një) anëtarë nga Shoqata e Gjyqtarëve të Kosovës; 1 (një) anëtarë nga Shoqata e Prokurorëve të Kosovës; 1 (një) anëtarë nga Oda e Avokatëve të Kosovës; 1 (një) anëtar nga Shoqata e Juristeve të Kosovës. Dy anëtarë me mandat dyvjeçarë emërohen nga institucionet vijuese: 1(një) anëtar nga UNMIK-u; dhe 1(një) anëtar nga OSBE-ja

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ LIGJI PËR THEMELIMIN E INSTITUTIT GJYQËSOR TЁ KOSOVЁS Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine