Inteligjenca emocionale
Inteligjenca emocionale (IE) ose lidershipi emocional (LE) është aftësia e individëve për të njohur emocionet e tyre dhe ato të të tjerëve, duke dalluar madje edhe ndryshimet në mes të "nuancave" të ndryshme të ndjenjave dhe vlerësimin e tyre në mënyrë të përshtatshme, përdorimin e informacionit emocional në orientimin e të menduarit dhe të sjelljeve, ashtu si dhe menaxhimin dhe/ose rregullimin e emocioneve në raport me mjedisin ose për të arritur synim(et).[1] [2]
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhe pse termi për herë të parë u shfaq në vitin 1964 në një letër të shkruar nga Michael Beldoch, ajo fitoi popullaritet vetëm në vitin 1995, në librin me këtë titull, shkruar nga autori dhe gazetari i shkencës Daniel Goleman. [3] Që nga kjo kohë, inteligjenca emocionale (IE), dhe analiza e Golemanit janë kritikuar brenda komunitetit shkencor,[4] pavarësisht raporteve të popullaritetit të saj. [5] [6] [7] [8]
- Komponentet
Sipas Daniel Goleman inteligjenca emocionale përbëhet prej pesë komponentësh e që janë: 1) vetëdija vetjake, 2) vetë-rregullimi, 3) vetë-motivimi, 4) empatia (ndjeshmëria) dhe 5) aftësitë shoqërore.
- Vetëdija vetjake nënkupton që individi njeh shumë mirë emocionet e veta, pikat e forta e të dobëta të tijat, si dhe nevojat stimujt që e shtyjnë përpara. Njerëz që zotërojnë një nivel të lartë të vetëdijes vetjake janë të zotë të kuptojnë sesi ndjenjat e tyre ndikojnë tek ata vetë, te të tjerët dhe tek performanca në punë (Goleman, 1998).
- Vetë-rregullimi përfaqëson komponentin e dytë të inteligjencës emocionale, që nënkupton aftësinë e individit për të menaxhuar gjendjet e impulset e tij brenda vetes, si dhe atë për të menaxhuar burimet e veta (Goleman, 1995 cituar nga Munsten et al., 2003). Ai i përngjet një bisede të vazhdueshme të individëve me vetveten, ku këta të fundit humorin dhe impulset emocionale negative i ndjejnë njëlloj si të gjithë të tjerët, por në ndryshim prej tyre janë më të zotë për t’i kontrolluar e madje për t’i përdorur ato në mënyrë të dobishme (Goleman, 1998).
- Vetë-Motivimi përbën kompetencën e tretë që duhet të zotërojë një individ për t’u konsideruar emocionalisht inteligjent. Ai përfaqëson kontrollin e tendencave emocionale të cilat çojnë ose lehtësojnë arritjen e qëllimeve (Goleman, 1995 cituar nga Munsten et al., 2003). Individët që zotërojnë këtë kompetencë nuk motivohen nga një pagë apo një status më i lartë si shumica e njerëzve, përkundrazi ata i motivon pasioni për punën dhe tendenca për të arritur rezultate sa më të larta, përtej pritshmërive të tyre dhe të të tjerëve. Për më tepër ata i karakterizon optimizmi dhe përkushtimi ndaj organizatës, madje edhe në situata të vështira (Goleman, 1998).
- Empatia (ose ndjeshmëria) nga ana tjetër, nënkupton të qënit i vetëdijshëm për ndjenjat, nevojat dhe shqetësimet e të tjerëve (Goleman, 29 1995 cituar nga Munsten et al., 2003) dhe aftësinë për t’i trajtuar njerëzit bazuar në reagimet e tyre emocionale (Goleman, 1998). E parë nga këndvështrimi i një lideri kjo do të thotë të marrësh në konsideratë ndjenjat e njerëzve krahas faktorëve të tjerë teksa merr vendime inteligjente (Goleman, 1998).
- Aftësia shoqërore - njerëzit që e zotërojnë këtë kompetencë kanë shumë njohje, përpiqen të gjejnë pika e interesa të përbashkëta me të tjerët dhe besojnë në bindjen se gjërat nuk mund të bëhen vetëm. Për këtë ata ndërtojnë marrëdhënie të mira me të tjerët, gjë që më pas i ndihmon të udheheqin të tjerët në drejtimin e deshiruar (Goleman, 1998). [9] [10] [11] [12] [13][14][15]
Faktorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1996 Reuven Bar-Oni paraqiti edhe modelin e tij prej 15 faktorëve të inteligjencës i njohur ndryshe edhe si Modeli 15 faktorësh i Bar-Onit. Sipas Reuven Bar-Onit këta 15 faktorë janë:
- Vetëvlerësimi
- Vetëndërgjegjësimi emocional
- Këmbëngulësia/Vetëshprehja emocionale
- Pavarësia
- Empatia
- Përgjegjësia sociale
- Marrëdhëniet ndërpersonale
- Rezistenca ndaj stresit
- Kontrollimi i impulseve
- Vlerësimi i realitetit
- Fleksibiliteti
- Zgjidhja e problemeve
- Vetaktualizimi
- Optimizmi
- Lumturia/mirëqenia [16]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Testimi
- Emocioni
- Psikologjia
- Inteligjenca
- Daniel Goleman
- Psikologjia e të mësuarit
- Inteligjenca emocionale (libër)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Colman, Andrew (2008). A Dictionary of Psychology (bot. 3). Oxford University Press. ISBN 9780199534067.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Chapter 2 EMOTIONAL INTELLIGENCE : AN OVERVIEW" (PDF). INFLIBNET Centre. Marrë më 3 shkurt 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Popularity Graph by Google Ngram Viewer. Marrë më 3 shkurt 2019.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Murphy, Kevin R. A critique of emotional intelligence: what are the problems and how can they be fixed?. Psychology Press, 2014.
- ^ Article at Harvard Business Review, 9 January 2017 Arkivuar 2 shkurt 2017 tek Wayback Machine accessed 30 January 2017
- ^ Article at The Huffington Post, 20 July 2016 Arkivuar 2 shkurt 2017 tek Wayback Machine accessed 30 January 2017
- ^ Article at "psychcentral.com" 30 October 2015 Arkivuar 2 shkurt 2017 tek Wayback Machine accessed 30 January 2017
- ^ "How good is your EQ" at "thehindu.com" 6 December 2015 Arkivuar 3 shkurt 2017 tek Wayback Machine accessed 30 January 2017
- ^ Goleman, D. (1998). Working With Emotional Intelligence. New York, NY. Bantum Books.
- ^ Cavazotte, Flavia; Moreno, Valter; Hickmann, Mateus (2012). "Effects of leader intelligence, personality and emotional intelligence on transformational leadership and managerial performance". The Leadership Quarterly. 23 (3): 443–455. doi:10.1016/j.leaqua.2011.10.003.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Atwater, Leanne; Yammarinol, Francis (1993). "Personal attributes as predictors of superiors' and subordinates' perceptions of military academy leadership". Human Relations. 46 (5): 645–668. doi:10.1177/001872679304600504.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Barbey, Aron K.; Colom, Roberto; Grafman, Jordan (2012). "Distributed neural system for emotional intelligence revealed by lesion mapping". Social Cognitive and Affective Neuroscience. 9 (3): 265–272. doi:10.1093/scan/nss124. PMC 3980800. PMID 23171618.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Yates, Diana. "Researchers Map Emotional Intelligence in the Brain". University of Illinois News Bureau. University of Illinois. Arkivuar nga origjinali më 2014-08-13.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Scientists Complete 1st Map of 'Emotional Intelligence' in the Brain". US News and World Report. 2013-01-28. Arkivuar nga origjinali më 2014-08-14.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Harms, P. D.; Credé, M. (2010). "Remaining Issues in Emotional Intelligence Research: Construct Overlap, Method Artifacts, and Lack of Incremental Validity". Industrial and Organizational Psychology: Perspectives on Science and Practice. 3 (2): 154–158. doi:10.1111/j.1754-9434.2010.01217.x.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The 15 factors of the Bar-On model". Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2015. Marrë më 9 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)