Irma Avegno

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Irma Avegno

Irma Avegno (lindur në 20 dhjetor 1881-qershor 1913) ishte një grua urugujane, e cila vinte nga një shtresë e lartë e shoqërisë. Ajo iu dedikua çështjeve financiare.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Iram Avegno ishte e bija e Emilio Avegno dhe María de Ávila, sipas të dhënave nga certifikata e lindjes. Ajo i përkiste një familjeje të pasur, pronare të shumë tokave si dhe politikisht e lidhur me Partinë e Kolorados. I ati i saj ishte deputet i Departamentit të Artigas për atë parti. Ndërsa xhaxhai, José Romeu ishte Sekretar Shteti, gjatë qeverisë së José Batlle y Ordóñez.

Ajo konsiderohej për kohën e saj si një person liberal dhe transgresiv,[2] që i dedikoi jetën çështjeve financiare (ajo ishte huadhënëse në profesion) si dhe merrej me aktivitete të tjera që konsideroheshin asokohe vetëm për burrat dhe djemtë. Gjithashtu ajo doli hapur për orientimin e saj seksual si lezbike.[3]

Avegno vdiq në rrethana të çuditshme në Lomas de Zamora, Buenos Aires, si një ndër të arratisurat e sistemit të drejtësisë në Uruguaj. Një skandal nxorri në pah borxhin në të cilin ajo kishte zhytur vendin pas arratisjes, që shokoi gati të gjithë qeverinë e Batle y Ordóñez. Zyrtarisht shkak i vdekjes së saj është raportuar vetëvrasja.

Trupi i saj u varros në Varrezat Qendrore të Montevideo, pas mbërritjes së avullores Roma, e cila u prit nga një turmë e madhe njerëzish.[4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Guerra, Federico Gastón (25 shkurt 2013). "Irma Avegno: Una historia enmarcada en la leyenda" [Irma Avegno: A History Framed in the Legend]. Diario La Tercera (në spanjisht). Argentina. Arkivuar nga origjinali origjinali më 10 dhjetor 2017. Marrë më 10 dhjetor 2017.
  2. ^ "Folleto programa" (PDF) (në spanjisht). Ministry of Education and Culture. Marrë më 10 dhjetor 2017.
  3. ^ Brazeiro, Héctor. "Breve historia de Piedras Blancas. Parte 5" [Brief History of Piedras Blancas. Part 5]. Revista Raíces (në spanjisht). Marrë më 10 dhjetor 2017.
  4. ^ "Irma Avegno". Caras y Caretas (në spanjisht). Vëll. 16 no. 768. Buenos Aires. 21 qershor 1913. ff. 98–100. Marrë më 10 dhjetor 2017 – nëpërmjet Biblioteca Nacional de España.