Jump to content

Ismail Pasho Beu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ismail Pasho beu, nga njeri i afërt i vezirit të Janinës dhe ndihmës i djalit të tij, Veliut, u shndërrua në armikun kryesor të Ali Pashës. I arratisur në Stamboll nga frika e Aliut, Ismailit iu bë një atentat i urdhëruar nga pashai i Janinës, shumë pranë sarajeve të sulltanit, por dështoi. Kjo ngjarje vulosi vendimin e Portës së Lartë që Ali Pasha të dorëzonte detyrën e vezirit dhe të paraqitej në Stamboll, çka solli pastaj konfliktin e përgjakshëm.