Jump to content

Ivan Tomko Mrnavić

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ivan Tomko Mrnavić (1579–1635 ose 1637 ose 1639) ishte një prelat Katolik që shërbeu si Peshkop i Bosnjës (1631–1639) [1] dhe autor veprash historike. [2] Ai ishte autori i disa falsifikimeve, ndër të cilët Jeta e Justinianit ishte më e famshmja. [2] Ai gjithashtu shkroi një libër mbi Jetën e Shën Savës.

Më 10 Nëntor 1631, Ivan Tomko Mrnavić, gjatë papatit të Papës Urban VIII, u emërua si Peshkop i Bosnjës.[1] Më 23 nëntor 1631, ai u shenjtërua Peshkop nga Luigi Caetani, Kardinal-Prifti i Santa Pudenziana, me Erasmo Paravicini si Peshkopi i Aleksandrsë, dhe Bartul Kaçiç si Peshkop i Makarskës, duke shërbyer si bashkë-shenjtërues.[3] Ai shërbeu si Peshkop i Bosnjës deri në vdekjen e tij në 1635 [4] ose 1639. [3]

Mrnavić besonte se Ilirët ishin Sllavë.[2] Ai pretendonte se Skënderbeu, heroi kombëtar i Shqipërisë, ishte me origjinë sllave, gjë që e shtyu Frang Bardhin të shkruante një biografi për Skënderbeun, të botuar në Venedik në vitin 1636 si një polemikë kundër tij, duke mbrojtur identitetin Shqiptar të Skënderbeut.[5] [6]

Pasardhja Episkopale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur ishte Peshkop, Marnavić ishte bashkë-shenjtëruesi kryesor i:

  • Octavio Asinari, Peshkop i Ivreas (1634); dhe
  • Nicolaus de Georgiis (Zorzi), Peshkop i Hvarit (1635).

Veprat e tij të shkruara në Latinisht përfshijnë:

  • Vita beati Augustini (Augustin Kažotić)
  • Vita Berislavi (Petar Berislavić) 1620
  • Vita s. Sabbae (Saint Sava), Romë, 1630–31

Veprat e tij të shkruara në gjuhën “Ilire” përfshijnë:

  • Život Margarite blažene divice, kćeri Bele, kralja ugarskoga i hrvatskoga, 1613, përkthyer nga Italishtja
  • Žalosnoskazje Krispa Cezara, 1614 - përkthyer nga Latinishtja, tragjedi e Bernarda Stefoni
  • Život Magdalene od knezov Žirova, Romë 1626, epik Biblike-fetare, e përkthyer në Italisht, duke festuar bashkimin e asketizmit dhe ndjenjës antiturke
  • Potuženje pokornika, këngë mbi vdekjen e Jezusit, gjysma e poemës është përkthyer nga kënga e shkruar në Latinisht nga Sannazar
  • Osmanšćica, dramë e shkruar në vitin 1631
  1. ^ a b Gauchat, Patritius (Patrice). HIERARCHIA CATHOLICA MEDII ET RECENTIORIS AEVI Vol IV. fq. 119. Arkivuar nga origjinali më 2018-10-04. Marrë më 2022-04-03. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c Fine, John V. A. (2006). When Ethnicity Did Not Matter in the Balkans: A Study of Identity in Pre-Nationalist Croatia, Dalmatia, and Slavonia in the Medieval and Early-Modern Periods. Ann Arbor: University of Michigan Press. fq. 421. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura CathHierGioThoMar
  4. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura GCathBosnia
  5. ^ Bartl, Peter (2007). Bardhyl Demiraj (red.). Pjetër Bogdani und die Anfänge des alb. Buchdrucks. Nach Vier hundert fünfzig Jahren (në gjermanisht). Otto Harrassowitz Verlag. fq. 273. ISBN 9783447054683. Marrë më 26 shtator 2012.
  6. ^ Elsie, Robert. "1959 Arshi Pipa: Communism and Albanian Writers". www.albanianhistory.net. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2012. Marrë më 10 janar 2012. He also raised his voice to defend the Albanian identity of Scanderbeg against a Slavic Catholic priest who claimed that our national hero was a Slav. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)