Izer Aliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Izer Aliu lindur më 1982 është regjisori shqiptar me origjinë nga Maqedonia i renditur ndër 10 regjisorët më të mirë në Skandinavi. Izer Aliu, është shqiptar i cili jeton dhe punon prej vitesh në Norvegji duke vjelur sukseset e punës së tij në kinematografi.

Biografia artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Filmi me metrazh të shkurtër “Ta mbrojmë malin” (To guard a montain) i vlerësuar me 11 çmime tregon për Isën djaloshin 12 vjeçar, të cilin e luan Besim Murtezani dhe ka vetëm dëshirën që babai Burhan Amiti ta shohë atë si burrë. Kur Isa humb delen e shtëpisë duhet t’i dëgjojë urdhrat e babait dhe vëllait të tij për ta gjetur delen e humbur.
  • 2012 - Xhirimet e filmit janë bërë në Radushë, në veri të Maqedonisë, nga një grup prej 14 studentësh të filmit nga Norvegjia dhe 20 punëtorëve vendas. Ky është njehërazi edhe filmi me të cilin Izer Aliu u diplomua në Shkollën e Filmit norvegjez në Lilehamer, institucion ku pranohen vetëm nga 6 persona për çdo dy vjet.
  • Regjisori shqiptar së shpejti pritet ta finalizojë filmin më të ri të metrazhit të shkurtër "The good life, over there” (Jeta e mirë atje), i cili tregon për një punëtor në të zezë në ndërtim në Oslo dhe premiera e tij shfaqet pas Vitit të Ri 2014. Ndërsa projekti tjetër është filmi i metrazhit të gjatë "Hunting Flies" dhe përfundon në marsin e 2014-ës.


Lista e çmimeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Filmi "To Guard a Mountain" vlerësuar me:
  • 2012 - National Film Award Amanda for Best Short Film
  • 2012 - Den norske student film festivalen: Best Cinematography
  • 2012 - Bergen International Film Festival: Best Norwegian Short Film
  • 2013 - Minimalen Short Film Festival: Honorable Mention
  • 2013 - AsterFest - International Short Film Festival: Best International Short
  • 2013 - Tetova International Film Festival – ODA: Best Direction
  • 2013 - The Norwegian Short Film Festival: Gullstolen - The Golden Chair Award for Best Short Film, The Writers Guild of Norway's Award for Best Screenplay: Timeglasset - The Hourglass
  • 2013 - CinEast-Central and Eastern European Film Festival: Audience Award for Best Short Fiction Film
  • 2013 - Chicago International Children's Film Festival: Adult Jury Prize - 1st Prize Live Action Short Film
  • 2013 - Rencontres Henri Langlois Festival International des Ecoles de Cinema, Poitiers: Student Jury's Prize, Jury's Special Prize
  • 2013 - Festival ZUBROFFKA: Best Cinematography

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]