Shko te përmbajtja

James Baker

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
James Baker

James Addison Baker, III (lindi me 28 prill 1930) është një jurist, politikan dhe këshilltar politik amerikan.

James Baker (shqip:Xhejms Bejker) shërbeu si Shefi i Personelit në administratën e parë e Presidentit Ronald Reagan dhe në vitin e fundit të administratës së presidentit George H. W. Bush. Bejker gjithashtu shërbeu si Sekretar i Thesarit nga viti 1985 deri 1988 në administratën e dytë të Reganit, dhe Sekretar i Shtetit në administratën e George H W Bush. Ai është edhe kryetar nderi i Institutit James A. Baker III për Politika Publike në Universitetin Rice në Hjuston, Teksas.[1]

Bejker në cilësinë e tij si Sekretari amerikan i Shtetit ishte zyrtari i parë më i lartë perëndimor që vizitoi Shqipërinë, e cila në atë kohë ndodhej ne tranzicion nga komunizmi në demokraci, dhe mbajti një fjalim para qindra mijra qytetarëve shqiptarë në sheshin kryesor të Tiranës, Sheshin "Skënderbej".

  1. "Rreth Institutit Baker". James A. Baker III Institute for Public Policy. Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2013. Marrë më 5 shtator 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)