Jump to content

Jani Riza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jani Riza
Lindi17 janar 1941
Vdiq24 tetor 1988
Korçë
Kombësiashqiptar
Shtetësiashqiptar
Profesioniaktor

Jani Riza është aktor shqiptar. Ai ka lindur në Korçe, në 17 janar të vitit 1941 [1] dhe ka përfunduar Akademinë e Arteve në degën Drame. Menjëherë pas përfundimit të studimeve ka filluar punë si aktor pranë Teatrit "Andon Zako Cajupi", në Korçe, ku ka punuar deri në ditën e fundit të jetës së tij, 24 tetor 1988.

Jani Riza ka qenë një ndër aktoret më të talentuar të brezit të tij dhe ka luajtuar një sere rolesh dramatike në teatrin "A. Z. Cajupi", në Korçe. Shumë i njohur është si aktor filmash, dike filluar që me pjesëmarrjen në një prej filmave të parë shqiptare "Vitet e para", e filmat në vijim të kësaj faqeje. Veç këtyre, një mbrese të pashlyeshme tek spektatoret ka lënë roli i Bunac Salit tek filmi televiziv "Agimet e stinës se madhe". Për meritat e tij artistike Jani Riza është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.. Se fundmi Lidhje e Shkrimtareve dhe Artisteve te Korcës ka akorduar një çmim me emrin Jani Riza.